www.ofertapune.net Menaxher i Linjës/ Specialist i Marrëdhënieve për Klient Privatë | PunaIme

Menaxher i Linjës/ Specialist i Marrëdhënieve për Klient Privatë

Kompania

Banka Kombëtare Tregtare

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

13-01-2025

Data e perfundimit

19-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

NJOFTIM PËR PUNËSIM

Pozita: Menaxher i Linjës/ Specialist i Marrëdhënieve për Klient Privatë

Lokacioni: Dega Prishtine

Data e Hapjes: 09.01.2025

Data e Mbylljes: 19.01.2025

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillimi, menaxhimi dhe rritja e portofolit personal të klientëve të bankingut privat,
  • Idenfitikimi I klientëve të rinj dhe mbajtja e atyre ekzistues,
  • Prezentimi i produkteve/shërbimeve të ofruara nga banka në përputhje me konceptin e bankingut privat dhe të sigurohet që klientët vazhdimisht të informohen për produktet e reja,
  • Informimi I klientëve në lidhje me platformën Smart Invest dhe këshillimi I tyre rregullisht për zhvillimet në tregjet financiare ndërkombëtare,
  • Përgatitja e marrëveshjeve të kredive dhe të gjitha kontratave përkatëse gjatë financimit të klientëve të bankingut privat,
  • Të jap përgjigje ndaj nevojave të klientëve duke ofruar zgjidhje të shpejta dhe të personalizuara,
  • Të kontriboj në përmirësimin e procesit të bankingut privat, për të arritur efikasitetin dhe kënaqësinë e klientit,
  • Të fokusohet në shitje të ndërthurura/kryqëzuara (cross-selling) për të arritur objektivat e të ardhurave nga interesi dhe jo-interesi,
  • Të analizoj, hulumtoj dhe kuptoj tregun dhe konkurrencën,
  • Të vizitoj dhe të kontaktojë rregullisht klientët, për të përgatitur raporte për eprorët dhe departamentet përkatëse në lidhje me vizitat e kryera,
  • Të raportoj tek eprorët zhvillimet e

Kualifikimet:

  • Diplomë baçellor ose absolvent në Fakultetin Ekonomik, Administrim Biznesi, ose Banka dhe Financa,
  • Për poziten Menaxher i Linjës duhet të ketë përvojë pune së paku katër vite si analist kreditor për Bankingun Privatë, ndërsa për poziten Specialist duhet të ketë përvojë pune së paku dy vite si analist kreditor për Bankingun Privatë,
  • Njohja e produkteve bankare, instrumenteve financiare dhe tregjeve financiare ndërkombëtare,
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar, në të folur dhe aftësi ndërpersonale të komunikimit,
  • Aftësi organizative për të punuar në mënyrë të pavarur dhe ekipore,
  • Aftësi për të menduar në mënyrë kritike, aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe raportimeve,
  • Nivel i mjaftushem i gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur,
  • Patent shoferi (kategoria B).

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku: https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për çdo problem kontaktoni [email protected]. Tegjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të lajmërohen përmes telefonit.