Menaxher i financave (katër pikat e klinikes)
Kompania
Klinika Dentare Dental Center
Telefoni
044/191-145
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
09/07/2020
Data e perfundimit
22-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Klinika dentare “Dental Center Prishtinë” klinik stomatologjike ka hapur pozitën për:
Menaxher i financave (katër pikat e klinikes)
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhon hyrjet dhe daljet për 4 pikat e klinikes, si dhe performancën financiare duke matur dhe analizuar rezultatet si dhe duke iniciuar veprime korrektuese;
- Zhvillon dhe implementon politika financiare duke siguruar efiçiencë operacionale;
- Bën planifikimin strategjik financiar;
- Identifikon dhe adreson riskun financiar;
- Siguron që kompania operon në përputhje me të gjitha rregullativat dhe kërkesat ligjore;
- Kryen analiza periodike financiare për të identifikuar dhe zgjidhur problemet aktuale dhe potenciale;
- Mbikëqyrë punën e gjithë departamentit të financave;
- Raporton tek pronaret gjendjen financiare duke zhvilluar parashikime financiare, analizuar rezultatet, analizuar diferencat dhe duke rekomanduar mundësi për përmirësim;
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë e nivelit Bachelor apo Master (e preferueshme) në fushën e Financave apo Kontabilitetit;
- Përvojë pune në fushën e financave të paktën tri (3) vjet;
- Përvojë pune në pozita menaxheriale (e preferueshme);
- Njohja e gjuhës angleze (e preferueshme);
- Aftësi të shkëlqyeshme menaxhuese, në grup;
- Aftësi të thella analitike dhe aftësi për të bërë parashikime financiare;
- Paga është e konkureshme në treg;
Nëse jeni në kërkim të sfidave të reja të punësimit dhe jeni i gatshëm dhe i motivuar për të punuar në një ambient që nxitë zhvillimin profesional, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në e-mail adresën [email protected] më së largu deri më: 22.07.2020
Per informata mund te kontaktoni në:
044 191 145
044 284 543
044 391 486
Klinika dentare “Dental Center” Prishtinë