Menaxher i Financave
Data e publikimit
15-01-2025
Data e perfundimit
15-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Deutsche Investment Fund shpall:
KONKURS
MENAXHER I FINACAVE
Qyteti: Prishtinë
Afati i Aplikimit: 15/01/2025 – 15/02/2025
Pershkrimi I detyrave te punes:
- Organizon, drejton dhe mbikqyr të gjitha funksionet e menaxhimit financiar dhe kontabilitetit brenda ndërmarrjes,
- Krijimin dhe permiresimin e vazhdueshem te Njesise se Financave dhe Kontabilitetit duke krijuar Procedurat e nevojshme
- Menaxhimi i aspekteve tatimore te kompanise dhe kordinimi i puneve me Administraten Tatimore te Kosoves, Auditoret etj.
- Organizon, mbikqyr dhe drejton funksionet e përgjithshme të Njesise së Financave dhe kontabilitetit,
- Ndihmon në përgaditjen e planeve strategjike, buxheteve dhe parashikimeve financiare, si dhe kontrollon në përgjithësi sistemet e menaxhimit financiar,
- Mbikqyr, koordinon dhe këshillon punonjësit brenda Njesise së Financave dhe Kontabilietit,
- Përgjigjet në kërkesat për raporte të ndryshme financiare, të kërkuara nga menaxhmenti i ndërmarrjes ,rregullatori si dhe palet e treta (Bankat, Auditoret etj)
- Përpilon raporte mujore, tre mujore dhe përpilon pasqyrat financiare në varësi të kërkesave nga menaxhmenti
- Si dhe kryen punë dhe detyra të tjera të përcaktuara nga menaxhmenti I kompanis
Kriteret / Aftësitë e kërkuara:
- Fakulteti Ekonomik, Drejtimi Banka dhe Financa (specializimi në fushën e financave dhe kontabilietit është përparësi),
- Kualfikimi profesional ne Kontabilitet (SCAAK ose ACCA) e domosdoshme se paku 2 nivele
- Së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën e menaxhimit të financave,
- Të posedojë aftësi menaxheriale dhe udhëheqëse,
- Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për tu adaptuar me nevojat dhe kërkesat e ndërmarrjes,
- Të ketë kreativitet dhe iniciativa për të ofruar ide të reja në lidhje me procesin e punës brenda Njesise se Financave,
- Të ketë aftësi për formulimin e strategjive financiare, raporteve financiare, politikave të kontabilitetit dhe procedurave të kontrollit të kontabilitetit, në përputhje me qëllimet dhe objektivat e ndërmarrjes, konform legjislacionit në fuqi,
- Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative
- Aftësi për zgjidhje të situatave komplekse
- Aftësi të mira komunikative dhe prezentuese
- Aftësi për të punuar në grup
- Njohuri të shkëlqyeshme në Quick Books, Excel, Power Point, Word etj
- Njohuri të gjuhës angleze
MËNYRA E APLIKIMIT: Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura mund të dërgojnë CV-të e tyre dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më datë 15 shkurt 2025, përmes butonit “Apliko Këtu” ose në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Menaxher i Finacave”.