www.ofertapune.net Vende të Lira Pune | PunaIme

Vende të Lira Pune

Kompania

Jaha Solar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

01-02-2024

Data e perfundimit

17-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Inxhinieri

KONKURS PUNE

Konkurs pune për pozitat si në vijim:

  • Titulli i punës: Menaxher i Ekipës së Inxhinierëve (1 pozitë)

Detyra:

  • Ndihmon Drejtorin e Projekteve në menaxhimin i ekipës së Projekt Menaxherëve në projektet e sistemeve solare duke siguruar ekzekutim të sukseshëm të proceseve.
  • Udhëheqja e inovacioneve teknologjike duke qëndruar të përditësuar me trendet e industrisë.
  • Menaxhon blerjet jasht vendit dhe krijon raporte strategjike me prodhues të ndryshëm
  • Zbatimi dhe ruajtja e masave të kontrollit të cilësisë për të siguruar standardet më të larta në realizimin e projektit.
  • Mbajtja e komunikimit të qartë dhe të saktë me ekipet e brendshme dhe të jashtme, klientët dhe palët e tjera të interesit për të siguruar mbarëvajtjen e projekteve.
  • Vendosja e udhëzimeve dhe mbikqyrja e vazhdueshme për të siguruar që projektet të dorëzohen në kohë, brenda synimeve dhe buxhetit në dispozicion.
  • Mban në kontroll projektet e realizuara nga kompania duke siguruar që të përmbushen kontratat për kohën e garantuar.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Diplomë Bachelor (preferohet Master) në Elektroenergjetikë, Energji e Ripërtëritshme ose një fushë të ngjashme.
  • Të paktën 3 vite përvojë punë të dëshmuar në menaxhim të projekteve me fokus në energji solare ose ngjashëm.
  • Aftësi në përdorimin e programeve MS Office, AutoCad etj.
  • Aftësi menaxhuese dhe organizative
  • Njohja e gjuhës angleze është obligative
  • Raporton direkt te Drejtori i Projekteve dhe Drejtori Ekzekutiv

KONKURS PUNE

  • Titulli i punës: Inxhinier i sistemeve solare (1 pozitë)

Detyrat:

  • Përdorimi i programeve të ndryshme softuerike (PV*Sol, Autocad, SketchUp, Excel dhe softuer të tjerë ndihmës) për të dizajnuar sistemet solare.
  • Projektimi dhe mbikqyrja e instalimit të sistemeve solare
  • Takimi me klientët e mundshëm për të kuptuar kërkesat e tyre dhe përgaditja e ofertës teknike për instalimet e sistemeve solare
  • Përgaditja e paramasave dhe parallogarive për sistemet solare
  • Përditësimi me përparimet e industrisë, teknologjive në zhvillim dhe praktikave më të mira në inxhinierinë e sistemve solare.

Kualifikimet e nevojshme:

  • -Diplomë Bachelor në Inxhinieri Elektrike, Elektronike, Kompjuterike, Energjetikë ose ndonjë fushë tjetër të ngjashme të Inxhinierisë
  • -Të paktën 1 vjet përvojë pune në sisteme solare ose në një fushë të ngjashme.
  • -Aftësi në programet/softuerët për projektimin e sistemeve solare.
  • -Aftësi teknike dhe analitike.
  • -Aftësi për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur
  • -Njohja e gjuhës anglezeve është obligative

KONKURS PUNE

  • Titulli i punës: Menaxher/e i/e shitjes (1 pozitë)

Detyrat:

  • Zgjeron rrjetin e shitjeve të Jaha Solar duke identifikuar, ngritur dhe krijuar marrëdhënie me partnerë të mundshëm dhe / ose klientë në tregun vendor përmes thirrjeve në telefon, takimeve, pjesëmarrjes në organizime të odave të biznesit,
  • Siguron një strategji për gjenerimin e shitjes përmes “trokitjes në derë”, rrjeteve aktuale të kompanisë, pjesëmarrjes / organizimit të eventeve të ndryshme
  • Bën klasifikimin e klientëve dhe mbylljen e shitjeve.
  • Bën dorëzimin e ofertave tek klientët dhe bën follow up deri në mbylljen e shitjes.
  • Kupton dimensionet teknike dhe financiare të sistemeve fotovoltaike për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të klientëve
  • Thellon dhe zgjeron marrëdhëniet dhe biznesin me partnerët / klientët ekzistues
  • Zhvillon strategji specifike për klientë, duke udhëhequr në ekzekutimin e tyre
  • Në bashkëpunim me drejtorin ekzekutiv është përgjegjës për hartimin dhe ekzekutimin e strategjisë mujore, tremujore dhe vjetore të shitjes
  • Në bashkëpunim me drejtorin e projekteve menaxhon në mënyrë efikase dhe pro-aktive marrëdhëniet me klientë duke siguruar që ofertat dorëzohen sa më shpejtë dhe duke siguruar shërbime të shkëlqyera pas shitjes
  • Përgjegjës për mbështetjen e klientit gjatë gjithë ciklit të shitjeve përfshirë, por pa u kufizuar në:
  • Përgjegjës për pranimin e brendshëm dhe miratimin e porosive të klientëve.
  • Zhvillon ngjarje promovuese (kampanja) dhe kordinohet me partner për të rritur vëllimin e shitjeve.
  • I raporton direkt Drejtorit Ekzekutiv dhe Drejtorit të Shitjeve.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Diplomë Bachelor në Menaxhim Biznesi ose në një fushë të ngjashme në sektorin e energjisë.
  • Të paktën 2 vite përvojë pune të dëshmuar në menaxhimin e shitjeve, me fokus në energjinë e ripërtëritshme ose industri të ngjashme.
  • Aftësi të forta analitike dhe të të menduarit strategjik.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Njohja e politikave dhe rregulloreve të energjisë në Republikën e Kosovës është e domosdoshme.
  • Njohja e gjuhës anglezeve është obligative.

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose  në [email protected] deri më datë 11.02.2024.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë në zyret qendrore të Jaha Solar.

Jaha Solar sh.p.k.

Rruga Toni Bler (përball fushë së futbollit ‘’2 Korriku’’), 10 000 Prishtinë

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?