Vende të Lira Pune
Data e publikimit
01-02-2024
Data e perfundimit
17-05-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Inxhinieri
KONKURS PUNE
Konkurs pune për pozitat si në vijim:
- Titulli i punës: Menaxher i Ekipës së Inxhinierëve (1 pozitë)
Detyra:
- Ndihmon Drejtorin e Projekteve në menaxhimin i ekipës së Projekt Menaxherëve në projektet e sistemeve solare duke siguruar ekzekutim të sukseshëm të proceseve.
- Udhëheqja e inovacioneve teknologjike duke qëndruar të përditësuar me trendet e industrisë.
- Menaxhon blerjet jasht vendit dhe krijon raporte strategjike me prodhues të ndryshëm
- Zbatimi dhe ruajtja e masave të kontrollit të cilësisë për të siguruar standardet më të larta në realizimin e projektit.
- Mbajtja e komunikimit të qartë dhe të saktë me ekipet e brendshme dhe të jashtme, klientët dhe palët e tjera të interesit për të siguruar mbarëvajtjen e projekteve.
- Vendosja e udhëzimeve dhe mbikqyrja e vazhdueshme për të siguruar që projektet të dorëzohen në kohë, brenda synimeve dhe buxhetit në dispozicion.
- Mban në kontroll projektet e realizuara nga kompania duke siguruar që të përmbushen kontratat për kohën e garantuar.
Kualifikimet e nevojshme:
- Diplomë Bachelor (preferohet Master) në Elektroenergjetikë, Energji e Ripërtëritshme ose një fushë të ngjashme.
- Të paktën 3 vite përvojë punë të dëshmuar në menaxhim të projekteve me fokus në energji solare ose ngjashëm.
- Aftësi në përdorimin e programeve MS Office, AutoCad etj.
- Aftësi menaxhuese dhe organizative
- Njohja e gjuhës angleze është obligative
- Raporton direkt te Drejtori i Projekteve dhe Drejtori Ekzekutiv
KONKURS PUNE
- Titulli i punës: Inxhinier i sistemeve solare (1 pozitë)
Detyrat:
- Përdorimi i programeve të ndryshme softuerike (PV*Sol, Autocad, SketchUp, Excel dhe softuer të tjerë ndihmës) për të dizajnuar sistemet solare.
- Projektimi dhe mbikqyrja e instalimit të sistemeve solare
- Takimi me klientët e mundshëm për të kuptuar kërkesat e tyre dhe përgaditja e ofertës teknike për instalimet e sistemeve solare
- Përgaditja e paramasave dhe parallogarive për sistemet solare
- Përditësimi me përparimet e industrisë, teknologjive në zhvillim dhe praktikave më të mira në inxhinierinë e sistemve solare.
Kualifikimet e nevojshme:
- -Diplomë Bachelor në Inxhinieri Elektrike, Elektronike, Kompjuterike, Energjetikë ose ndonjë fushë tjetër të ngjashme të Inxhinierisë
- -Të paktën 1 vjet përvojë pune në sisteme solare ose në një fushë të ngjashme.
- -Aftësi në programet/softuerët për projektimin e sistemeve solare.
- -Aftësi teknike dhe analitike.
- -Aftësi për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur
- -Njohja e gjuhës anglezeve është obligative
KONKURS PUNE
- Titulli i punës: Menaxher/e i/e shitjes (1 pozitë)
Detyrat:
- Zgjeron rrjetin e shitjeve të Jaha Solar duke identifikuar, ngritur dhe krijuar marrëdhënie me partnerë të mundshëm dhe / ose klientë në tregun vendor përmes thirrjeve në telefon, takimeve, pjesëmarrjes në organizime të odave të biznesit,
- Siguron një strategji për gjenerimin e shitjes përmes “trokitjes në derë”, rrjeteve aktuale të kompanisë, pjesëmarrjes / organizimit të eventeve të ndryshme
- Bën klasifikimin e klientëve dhe mbylljen e shitjeve.
- Bën dorëzimin e ofertave tek klientët dhe bën follow up deri në mbylljen e shitjes.
- Kupton dimensionet teknike dhe financiare të sistemeve fotovoltaike për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të klientëve
- Thellon dhe zgjeron marrëdhëniet dhe biznesin me partnerët / klientët ekzistues
- Zhvillon strategji specifike për klientë, duke udhëhequr në ekzekutimin e tyre
- Në bashkëpunim me drejtorin ekzekutiv është përgjegjës për hartimin dhe ekzekutimin e strategjisë mujore, tremujore dhe vjetore të shitjes
- Në bashkëpunim me drejtorin e projekteve menaxhon në mënyrë efikase dhe pro-aktive marrëdhëniet me klientë duke siguruar që ofertat dorëzohen sa më shpejtë dhe duke siguruar shërbime të shkëlqyera pas shitjes
- Përgjegjës për mbështetjen e klientit gjatë gjithë ciklit të shitjeve përfshirë, por pa u kufizuar në:
- Përgjegjës për pranimin e brendshëm dhe miratimin e porosive të klientëve.
- Zhvillon ngjarje promovuese (kampanja) dhe kordinohet me partner për të rritur vëllimin e shitjeve.
- I raporton direkt Drejtorit Ekzekutiv dhe Drejtorit të Shitjeve.
Kualifikimet e nevojshme:
- Diplomë Bachelor në Menaxhim Biznesi ose në një fushë të ngjashme në sektorin e energjisë.
- Të paktën 2 vite përvojë pune të dëshmuar në menaxhimin e shitjeve, me fokus në energjinë e ripërtëritshme ose industri të ngjashme.
- Aftësi të forta analitike dhe të të menduarit strategjik.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Njohja e politikave dhe rregulloreve të energjisë në Republikën e Kosovës është e domosdoshme.
- Njohja e gjuhës anglezeve është obligative.
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose në [email protected] deri më datë 11.02.2024.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë në zyret qendrore të Jaha Solar.
Jaha Solar sh.p.k.
Rruga Toni Bler (përball fushë së futbollit ‘’2 Korriku’’), 10 000 Prishtinë