Menaxher i depos
Data e publikimit
23/09/2020
Data e perfundimit
06-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Ndërmarrja Kulinare shpk me seli në Prishtinë është ndërmarrje që furnizon sektorin e gastronomisë me pajisje dhe vegla hoteliere. Në kuadër te zgjerimit të aktiviteteve të saja, shpall konkurs për këtë vend të lirë pune:
Pozita: Menaxher i depos
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Është përgjegjës për menaxhimin, mirëmbajtjen dhe administrimin e mirë të stokut dhe raporton mbi gjendjen fizike të tyre;
- Organizon dhe kontrollon mallërat gjatë procesit të pranimit duke siguruar saktësi në numërim;
- Menaxhon procesin e pregaditjes se porosive, kompletimit te dokumentacionit dhe dërgimit të mallrave deri tek destinacioni përkatës;
- Menaxhon dhe organizon punën e stafit në depo si dhe monitoron performancën epunonjësve dhe arritjet e ekipit;
- Komunikon dhe bashkevepron me mbikeqyresit dhe bashkepunetoret
- Detyra tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Përvojë së paku 2 vite në pozitë të ngjajshme;
- Te zotërojë diplomë universitare;
- Aftësi planifikuese dhe organizim të punës;
- Patent shoferin e kategorisë B;
- I gatshëm për pune ekipore;
- Aftësi të mira kompjuterike;
- I\e afte të punoj, të veprojë dhe të gjykojë drejt në situata më presion të shtuar.
Konkursi eshte i hapur deri me 6 tetor 2020.
Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë CV-në së bashku me dokumentacionin përkrahës në email adresen zyrtare [email protected] deri në afatin e caktuar.
Vetëm kandidatët te cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara do të ftohen në intervistë.
Apliko këtu