Menaxher i Depos, Menaxher i shitjes (Jashtë vendit)
Data e publikimit
06-09-2023
Data e perfundimit
28-12-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
STONE MARKET L.L.C.
049 491 333
Lipjan
Konkurs për: 1. MENAXHER I DEPOS
Stone Market L.L.C. me seli në Suhadoll-Lipjan ështe një kompani importuese,
eksportuese dhe e shitjes me shumicë të Granitit dhe Mermerit në tregun e Ballkanit.
Ne kërkojme një punëtor për MENAXHER TE DEPOS .
Përgjegjësit MENAXHER I DEPOS :
Përgjegjësit kryesore të pozitës janë:
- Menaxhon në mënyrë strategjike depon në përputhje me politikat dhe vizionin e kompanisë
- Mbikëqyr operacionet e pranimit, deponimit, shpërndarjes dhe mirëmbajtjes
- Rregullon hapësirën e punës dhe siguron përdorimin efikas të saj
- Inicion, koordinon dhe zbaton politikat dhe procedurat optimale operative
- Respekton të gjitha kërkesat e legjislacionit për deponimin, trajtimin dhe transportin e produkteve
- Ruajtja e standardeve të higjienës, sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës
- Menaxhon kontrollin e stokut dhe bënë barazimin me sistemin e ruajtjes së të dhënave
- Planifikon rotacionet e punës dhe cakton detyra siç duhet dhe vlerëson rezultatet
- Rekruton, zgjedh, orienton, trajnon, dhe motivon punonjësit
- Harton rregullisht raporte dhe statistika (raporti i statusit IN / OUT, raporti i stoqeve të humbura etj.)
- Pranon vlerësime nga Mbikëqyrësi dhe monitoron cilësinë e shërbimeve të ofruara
Kushtet:
- Se paku 3 vite përvojë pune si Menaxher i Deposë
- Ekspertizë në procedurat e administrimit të depove dhe praktikave të mira lidhur me të
- Aftësi të dëshmuar për të zbatuar nisma për përmirësimin e procesit
- Përvojë në përdorimin e sistemeve kompjuterike te menaxhimit te deposë dhe databazave.
- Shkathtësi dhe aftësi drejtuese për të menaxhuar stafin
- Aftësi të forta për vendimmarrje dhe zgjidhje të problemeve
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi
- Perparesi kan ata qe flasin gjuhen Turke .
MENAXHER I SHITJES (Jasht vendit)
Stone Market L.L.C. me seli në Suhadoll-Lipjan ështe një kompani importuese, eksportuese dhe
e shitjes me shumicë të Granitit dhe Mermerit në tregun e Ballkanit. Ne kërkojme një punëtor
për menaxhim dhe shitje eksport në gjuhën Turke dhe Serbe I gatshëm të udhëtoj jashtë vendit.
Përgjegjësit MENAXHER I SHITJES PËR EKSPORT :
- Shitja dhe eksportimi i Granitit dhe Mermerit.
- Menaxhimi i klientëve.
- Inkasimi I faturave.
- Prezantimi I materialeve.
- Pranimi I porosive nga klientët.
- Pëgatitja e dokumentacionit të shitjes për eksport.
- Vizitimi I klientëve jashtë Kosovës.
- Punë të tjera sipas nevojës.
Kushtet:
- Mashkull,
- 25-40 vjeç
- Të flas gjuhen Serbe rrjedhshëm.
- Njohja e gjuhës Turke e obliguar.
- Të jetë i gatshëm të udhëtojë jashtë Kosovës nëpër shtetet fqinje.
- Të jetë i gatshëm të fillojë punën menjëherë.
- Patentë të vozitjes – kategoria B
Të interesuarit mund të aplikojnë për punë permes butonit APLIKO KËTU ose duke shënuar në SUBJEKT pozitën pë të cilen aplikoni dhe duke dërguar CV-në në emailin [email protected] Për ndonjë problem teknik telefononi në numrin 049 491 333 çdo ditë pune nga ora 8:00 deri ne orën 17:00.