Menaxher i Burimeve Njerëzore
Data e publikimit
16/09/2020
Data e perfundimit
26-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëmin e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 18 (tetëmbëdhjetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë dhe Vushtrri.
Aktualisht Aztech Shpk për zyrën qendrore kërkon të rekrutojë:
Menaxher i Burimeve Njerëzore
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Drejton procedurat bazë tä RNJ të kompanisë për administrimin e punonjësve, rekrutimin, trajnimin dhe zhvillimin e karrierës.
- Drejton politikat e RNJ duke zbatuar, interpretuar, monitoruar aplikimin e tyre dhe komunikon me Menaxheret e Departamenteve dhe Dyqaneve me qëllim zbatimin e politikave në mënyrën e duhur.
- Ndërton, zhvillon dhe monitoron buxhetin dhe burimet e tjera që i janë caktuar Departamentit tä RNJ.
- Ndjek procesin e nënshkrimit të kontratave individuale të punës për punonjësit si dhe zbatimin e procedurave të brendshme të ndërmarrjes në përputhje me Rregulloren e Punës dhe ligjet e aplikueshme.
- Përpilon, ndjek dhe sigurohet që administrimi i dosjeve të personelit të jetë i plotë dhe në cilësi duke monitoruar plotësimin me të gjitha dokumentet e kërkuara.
- Përcakton së bashku me Menaxherët e Departamenteve dhe Dyqaneve dhe administron nevojat për trajnim për punonjësit e kompanisë;
- Mbledh, monitoron, përpunon dhe administron informacionin në lidhje me shpenzimet e personelit,
- Detyra tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.
Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:
- Shkollimi Universitar Juridik, Ekonomik (Administrim Biznesi ose Shkenca Sociale),
- Së paku tre (3) vite përvojë pune;
- Kurse dhe trajnime tjera gjatë karrierës profesionale;
- Njohuri të avancuara në legjislacionin në fuqi;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe negocimi;
Ne ofrojmë:
- Orar fleksibil të punës,
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
- Mundësi reale të zhvillimit profesional,
- Pagë konkurruese.
Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/puna/
Afati për aplikim deri me datë: 26.09.2020.
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.