Menaxher i Brendit
Data e publikimit
20-03-2024
Data e perfundimit
04-04-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Korporata Meridian është njëra ndër ndërmarrjet më të suksesshme në vend dhe njëherësh partner shumë serioz i brendeve më të fuqishme botërore të cilat distribuohen në Kosovë. Përkushtimi maksimal në plotësimin e nevojave dhe kërkesave të tregut janë elementet kyçe mbi të cilat punon Korporata Meridian. Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Korporatës Meridian ju ftojmë të aplikoni për:
VEND TË LIRË PUNE:
Posti: Brend Menaxher/e
Lokacioni: Zyra Qendrore – Prishtinë, Zona Industriale
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Organizon dhe koordinon përgatitjen për Planifikim të Biznesit për produktet
- Bënë analiza të tregut dhe biznesit, anketat për monitorimin e çmimeve, përcaktim të çmimeve dhe promovim të strategjive
- Planifikon, realizon buxhetin dhe zbaton aktivitete të duhura që do të ndihmojnë në vendosjen e brendit në treg, ndikon në rritjen e vetëdijes për brendin dhe motivon kërkesën më të lartë nga konsumatorët
- Përgatit raportin mujor, si një pasqyrë e të gjitha ATL dhe BTL aktiviteteve të marketingut të kryera për brendin, si dhe rezultate të shitjes
- Mbikëqyr shitjet dhe analiza e shpërndarjes
- Drejton trajnimin dhe zhvillimin e ekipit vendor të shitjes
- Përgjegjës për arritjen e objektivave te caktuara dhe komunikimin me partner
- Planifikon dhe porosit POS dhe materiale Promo, zhvillon POS materiale të prodhuara në vend
Kualifikimet Profesionale
- Diplomë universitare në Biznes ose Marketing; Shkenca Shoqërore ose Komunikim
- Eksperience pune në distribuim për të paktën 2 vite
- Aftësi shumë të mira menaxheriale
- I/e motivuar dhe ambicioz/e
- Shkathtësi të avancuara prezantuese, komunikuese dhe negocuese
- Aftësi të punës nën stres dhe afate kohore
- Të jetë i/e mësuar të marrë vendime dhe përgjegjësi
- Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office
- Njohja e gjuhës angleze është e preferuar
- Patentë shoferi kategorinë “B”
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike (e-mailit), duke dërguar CV-të elektronike në këtë adresë: [email protected] apo të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu”.
Konkursi qëndron i hapur prej datës 20 Mars, 2024 deri më 04 Prill, 2024.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.