www.ofertapune.net Menaxher Gjeneral | PunaIme

Menaxher Gjeneral

Kompania

Anem Real Estate

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

02-04-2024

Data e perfundimit

13-06-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment Ekzekutiv

Anem Real Estate është një brend lider i njohur në tregun e Kosovës që nga viti 2011. Vizioni jonë është që të lidhim blerësin me pronën ekskluzive, të cilën gjithmonë e ka ëndërruar. Për zhvillimin e veprimtarisë tonë, në Anem jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Menaxher Gjeneral.

PËRGJEGJËSITË: 

  • Koordinon/kontrollon faqet dhe kanalet në rrjetet profesionale dhe së bashku me departamentin e marketingut koordinohen për përfaqësim/ekspozim sa më të mirë në treg. 
  • Të ketë njohuri për të gjitha informacionet dhe të dhënat e nevojshme të pronave në menaxhim.
  • Të propozoj dhe ndërmerr iniciativa rreth përmirësimit të shërbimit nga kompania dhe imazhit të saj në treg.
  • Të përcjell targetet e agjenteve dhe të bëj këshillimin e duhur për realizimin e targetit.
  • Të jetë urë-lidhëse në mes të departamenteve në kompani.
  • Të mbaj takime me agjentë sipas nevojës rreth problematikave dhe pengesave që mund të paraqiten në shitje/qiradhënie.
  • Të analizoj statistikat e realizimit dhe mos realizimit në kompani dhe të jap zgjidhje të përshtatshme për situatat e caktuara.
  • Të përcjellë lëvizjet e tregut dhe akterëve të tregut. 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar studimet themelore në Fakultetin Ekonomik, Juridik, Arkitekturës, Menaxhimit apo fusha të tjera të ndërlidhura.
  • Përvojë pune si menaxheri shitjes dhe organizimit gjeneral.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze (gjuhët e tjera do të konsiderohen si përparësi).
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
  • Personalitet i afërt për t’i ndihmuar agjentët në realizimin e objektivave.
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit. 
  • Trajnimet dhe certifikimet në menaxhim do të konsiderohen përparësi. 

OFERTA:

  • Pagë + përqindje në realizim. Bonus atraktiv. 
  • Orari i punës prej 09:00 deri në 17:00, nga e hëna deri të premtën.
  • Telefon dhe kompensim të shpenzimeve të tij.
  • Automjetet e kompanisë në dispozicion.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me përvojë të madhe dhe ekip profesionist.

APLIKIMI:

Të gjithë ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, jeni të mirëseardhur të aplikoni duke dërguar CV-të tuaja përmes butonit “Apliko Këtu” ose në [email protected] Aplikimi i hapur nga data  02.04.2024 deri më datën 16.04.2024. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kërkesat e konkursit do të ftohen në intervistë. 

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?