www.ofertapune.net Menaxher Ekzekutiv dhe Organizativ | PunaIme

Menaxher Ekzekutiv dhe Organizativ

Kompania

AMCK

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

29-01-2025

Data e perfundimit

14-02-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Konkurs për Menaxher Ekzekutiv dhe Organizativ
AMCK (Auto Moto Club Kosova) është organizatë joqeveritare e përkushtuar ndaj sigurisë në trafikun rrugor dhe asistencës rrugore për vozitësit brenda territorit të Kosovës. Si anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), AMCK promovon sigurinë rrugore, turizmin dhe ambientin.
AMCK është në kërkim të një Menaxheri Ekzekutiv dhe Organizativ për të udhëhequr organizatën drejtë vizionit të saj.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Planifikimi, organizimi dhe mbikëqyrja e operacioneve ditore të AMCK-së.
  • Përpilimi i strategjisë për zhvillimin e organizatës,
  • Menaxhimi i stafit, përfshirë rekrutimin, trajnimin dhe vlerësimin e performancës,
  • Zhvillimi dhe menaxhimi i buxhetit të organizatës, duke siguruar përdorimin efikas të burimeve financiare,
  • Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me partnerët, donatorët dhe palët e interesuara,
  • Përfaqësimi i organizatës në takime, konferenca dhe ngjarje të tjera relevante,
  • Monitorimi dhe vlerësimi i performancës së organizatës dhe raportimi tek bordi drejtues.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Diplomë bachelor
  • Përvojë së paku 3 vjeçare e mëparshme në një rol menaxherial, preferohet në organizata joqeveritare.
  • Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe financiare.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve.
  • Aftësi analitike dhe zgjidhje problemesh.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Njohuri për industrinë automobilistike dhe çështjet e sigurisë rrugore, ambientit dhe turizmit janë të preferueshme.

Çfarë ne ofrojmë:

  • Një ambient pune të ngrohtë, dinamik dhe profesional
  • Mundësi për zhvillim personal dhe profesional
  • Pagë konkuruese

Si të aplikoni?

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në butonin “Apliko Këtu” ose në këtë e-mail adresë: [email protected] 

Është përparësi nëse aplikimit i bashkangjitët së paku një letër rekomandimi nga punëdhënës të mëparshëm.

Afati i fundit për aplikim është: 14 shkurt 2025 

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?