www.ofertapune.net Menaxher/e të Shitjes, Menaxher/e për Eksport | PunaIme

Menaxher/e të Shitjes, Menaxher/e për Eksport

Kompania

Mokne

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

18-01-2024

Data e perfundimit

12-06-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Kompania Mokne është kompani e re prodhuese e cila aktivitetet e saja ka filluar ne vitin 2022 ku për qellim primar ka ujin natyral te amballazhuar.

Ne besojmë në njohjen dhe shpërblimin e punonjësve të jashtëzakonshëm, dhe ofrojmë mundësi për rritje dhe avancim brenda kompanisë sonë. 

Prandaj nëse keni dëshirë për të qenë pjesë e një kompanie inovative, dinamike dhe profesionale, ju inkurajojmë të aplikoni!

Lokacioni : Prishtine – vende pune

  • Menaxher/e të Shitjes: për Ambulantiv (Traditional Trade ) dhe Menaxher per Export

 

Menaxher/e të shitjes:  për Ambulantiv ( Traditional Trade ) dhe Menaxher per Export 

Përgjegjësitë Kryesore: 

  • Planifikon, organizon dhe siguron planin e shitjes.
  • Mirëmban ne menyrë të vazhdueshme mardhëniet me klientë.
  • Zhvillon planet e nevojshme per përgatitjen e buxhetimit të shitjeve.
  • Harton dhe zbaton strategjitë e depertimit dhe shitjes ne tregjet e synuara.
  • Përgatit kontratat dhe siguron përditesimin e vazhdueshem te informacionit mbi shitjet.
  • Kordinon mbledhjen e pagesave nga klientët në përputhje me kushtet e kontratës.
  • Përgatit analiza dhe raporte mbi gjendjen e shitjeve .
  • Bashkëpunon ne menyrë efektive me anëtaret e ekipes ,për te adresuar sfidat dhe problemet e shitjeve.

  Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Kandidatët duhet te posedoj njohuri te thella profesionale dhe aftesi te shkelqyeshme ne shitje, hulumtime, analitike dhe organizative.
  • Preferohet te kete Diplome Universitare ( Menaxhment , Biznes, Ekonomi), trajnime te tjera relevante jashte shkollore perbejne avantazh.
  • Te kete përvoje paraprake në fushen përkatëse te pakten 2 vite.
  • Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit si në të folur ashtu edhe në të shkruar në gjuhën Angleze dhe Shqipe.
  • Shkathtësi të mira ndër-personale dhe aftësi për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie të mira. me ekipin e shitjes me bashkëpunëtorë dhe partnerë.
  • Të posedoj patent shofer

Si të aplikoni:

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes butonit ‘Apliko Këtu’ ose postës elektronike: [email protected]

Afati i Aplikimit:

Afati për aplikime është deri më 01.02.2024. Ju lutemi të keni parasysh se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Pse të zgjidhni Mokne shpk?

Avancimi i karrierës: Ne vlerësojmë talentin dhe përkushtimin e punonjësve tanë. Punetorët e jashtëzakonshëm do të kenë mundësinë për të avancuar karrierën e tyre brenda kompanisë tonë. Ne ofrojmë një rrugë të qartë dhe të strukturuar për karrierën, duke ju lejuar të arrini nivele të reja në aspektin profesional.

Pagat dhe benefitet: Ne ofrojmë paga dhe benefite të konkurrueshme për të tërhequr, mbajtur dhe zhvilluar talentët më të mirë.

Zhvillimi profesional: Ne besojmë në mësimin e vazhdueshëm dhe rritjen personale duke ofruar programe trajnimi dhe seminare për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tuaja.

Ambienti inovativ i punës: Bashkohuni me një ekip profesionistësh të pasionuar pas kulturës bashkëpunuese. Inkurajojmë kreativitetin, iniciativën dhe ndarjen e ideve për të ndihmuar suksesin e kompanisë sonë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?