www.ofertapune.net Menaxher/e, Përfaqësues/e i/e Shitjes (3) (Drenas) | PunaIme

Menaxher/e, Përfaqësues/e i/e Shitjes (3) (Drenas)

Kompania

Aztech Electronics

Lokacioni

Drenas

Data e publikimit

28-05-2025

Data e perfundimit

27-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar. AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitën:

Menaxher/e (1 pozitë)

Përfaqësues/e i/e shitjes (3 pozita)

LOKACIONI: DRENAS

Detyrat dhe përgjegjësit për Menaxher/e

  • Menaxhon punët dhe përkujdeset që dyqani i shitjes të jetë në përputhshmëri me udhezimet e kompanisë, 
  • Mbikëqyrë mbarëvjatjen e proceseve të përditshme të dyqanit;
  • Përgjegjës për procesin e barazimit të arkës në baza ditore;
  • Deponimi në bankë i parave të gatshme nga arka sipas raportit të deklaruar të shitjeve;
  • Deponimi i parave të gatshme jo me larg se 12 orë nga mbyllja e dyqanit;
  • Mirëmbajtja e dokumentacionit (fatura shitje, blerje, shpenzime, lëvizje, raporti ditor i barazimit, pasqyrat e bankës dhe të deponimeve, vertetimet e lirimit nga tvsh etj);
  • Organizon dhe mbikqyrë mbarëvajtjen e procesit të transporteve për produktet e shitura deri të klienti i fundit.
  • Mbikqyrë dhe raporton për të gjitha parregullësitë në raport me liferimin e produkteve nga depoja qendrore si dhe në rastet e lëvizjeve interne të produkteve nga pikat e shitjes; 
  • Dhe detyra tjera të përcaktuara nga punëdhënësi.

Kualifikimet për Menaxher/e:

  • Të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë; 
  • Së paku 1 (një) vit përvojë pune ne fushen e ritail;
  • Aftësi të shkëlqyera menaxheriale;
  • Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemëve;
  • Njohuri shumë të mira në kompjuter dhe produkteve që shet kompania; 
  • Të ketë leje e vozitjes (kategoria B).

Detyrat dhe përgjegjësit për Përfaqësues/e i/e shitjes:

  • Mirëpritja e konsumatorëve dhe ofrimi i shërbimeve;
  • Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
  • Në bashkëpunim me menaxher-in/en organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë;
  • Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te azhurnuara;
  • Procesi i pranimit te pagesave me Pos dhe Cash;
  • Dhe detyra tjera të përcaktuara nga punëdhënësi.

Kualifikimet për Përfaqësues/e i/e shitjes:

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
  • Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve;
  • Fleksibil dhe i/e shpjetë në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi të shkelqyeshme komunikuese;
  • Posedimi i patent shoferit (kategoria B) është përparësi.

Ne ofrojmë: 

  • Pagë konkurruese;
  • Sigurim shëndetsor;
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar;  
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional;
  • Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit.

Informata shtesë:

  • Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]
  • Afati për aplikim deri me datë: 27.06.2025
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?