www.ofertapune.net Menaxher/e Kategorie | PunaIme

Menaxher/e Kategorie

Kompania

iffi's

Lokacioni

Fushë Kosovë

Data e publikimit

07-05-2024

Data e perfundimit

18-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Menaxher/e Kategorie

Vendi i punës: Fushë Kosovë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Planifikon, udhëheqë dhe koordinon aktivitetet e blerjes, zyrtarëve të blerjes dhe punëtorëve tjerë të kyçur në blerjen e produkteve sipas nevojave te kompanisë
  • Mbikëqyrë dhe vëzhgon të gjitha aktivitetet e blerjes dhe shitjes
  • Menaxhon furnizimin e stokut
  • Negocimi me furnitorë
  • Bën kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët, bazuar mbi çmimin, cilësinë, përzgjedhjen, shërbimin, mbështetjen, gatishmërinë, besimin, prodhimin dhe kapacitet e shpërndarjes.
  • Identifikon dhe analizon linjat e reja të produkteve
  • Analizon çmimet e propozuara, raportimet financiare dhe çdo informacion tjetër, për të përcaktuar çmimin më të mirë;
  • Negocion çmimet, cilësinë dhe nivelin e shërbimit me furnitorët;
  • Ekzekuton blerjet dhe porositë në kohë, me cilësinë më të lartë të mundshme, me çmimin sa më të lirë të mundshëm;
  • Implementon planet vjetore të blerjes dhe furnizimit
  • Mban kontakte dhe bashkëpunon ngushtë me furnitor
  • Përgatit raporte të ndryshme për blerje dhe furnizim
  • Punëdhënësi mund t’i caktojë punëmarrësit edhe detyra të tjera, përvec atyre të parashikuara në përshkrimin e punës, të përshtatshme dhe të bazuar në nevojat e kompanisë.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare, preferohet dega administrim biznesi
  • Përvojë pune minimum 2 vjet në departament të furnizimit apo shitjës
  • Shkathtësi të shkëlqyer komunikative dhe negociuese,
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
  • Leja e vozitjes – kategoria B

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër motivuese dhe CV) përmes butonit ‘Apliko Këtu‘ ose në e-mail adresën [email protected] .

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 19.05.2024

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?