www.ofertapune.net Menaxher/e operativ/e i/e zyrës, Përfaqësues/e i/e Shitjeve dhe Këshilltar i Klientit për Panaire dhe Konferenca | PunaIme

Menaxher/e operativ/e i/e zyrës, Përfaqësues/e i/e Shitjeve dhe Këshilltar i Klientit për Panaire dhe Konferenca

Kompania

Manpower Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

03-07-2024

Data e perfundimit

20-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Menaxher/e operativ/e i/e zyrës

ManpowerGroup është një lider global në ofrimin e stafit profesional dhe zgjidhjeve të menaxhimit të burimeve njerëzore, duke krijuar dhe ofruar shërbime që mundësojnë klientët tonë të jenë të suksesshëm në tregun e punës që ndryshon vazhdimisht.

Në emër të klientit tonë, një kompani e njohur në organizimin e Panaireve dhe Konferencave ndërkombëtare dhe vendore, jemi në kërkim të një Menaxher/e operativ/e i/e zyrës

Përgjegjësitë:

  • Të keni njohuri themelore në menaxhim, me fokus planifikimin, organizimin, udhëheqjen e stafit, udhëheqja dhe kontrollimi i punëve dhe proceseve në zyrë .
  • Të keni strategji në organizim në mënyrë efikase te punëve ditore;
  • Të ekzekutoni punët e zyrës ne mënyre te pavarur
  • Të ofroni shërbime me cilësi të lartë
  • Të përmirësoni sistemet, proceset dhe praktikat më të mira të menaxhimit operacional
  • Të ndihmoni që proceset e organizatës të mbeten në përputhje me ligjin
  • Të formuloni objektivat strategjike dhe operacionale
  • Të kryeni kontrolle të cilësisë të punëve të deleguara
  • Të trajnoni dhe mbikëqyrni stafin në proceset operative
  • Të vizita të rregullta në panairet brenda vendit, në regjion dhe më gjerë, në bazë të nevojave të kompanisë.
  • Të gjej dhe të propozoj mënyra për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj klientit

Aftësitë, kërkesat dhe përvoja e kandidatit:

  • Përvojë e dëshmuar minimum tri vjeçare në punë si menaxher/e e zyrës ose rol të ngjashëm në menaxhim
  • Aftësi të shkëlqyera dhe njohuri në planifikim, organizim dhe menaxhimin të punëve dhe proceseve.
  • Aftësi drejtuese
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese.
  • Njohuri në buxhetim dhe parashikim
  • Njohja me parimet e biznesore dhe financiare
  • Të ketë të përfunduar shkollimin universitar (studimet bachelor/master në Menaxhim, Marketing, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme),
  • Të bëjë analizë të tregut me klientët që merret duke krijuar listë të pyetjeve apo kërkesave të përsëritura nga klientët përgjatë komunikimit me ta dhe duke ofruar propozime për qasje të mëtutjeshme.
  • Njohuri shumë të avancuara (niveli C1/C2) në të folur dhe të shkruar gjuhës angleze, të gjuhës shqipe, apo edhe të gjuhës gjermane, njohuria e çdo gjuhe tjetër është favorizuese.
  • Njohuri stabile në ICDL, përdorimin e programeve dhe aplikacioneve bazike kompjuterike.

OFERTA:

  • Klienti ofron mundësi të jashtëzakonshme për ata që duan ta vet organizojnë kohën dhe orarin e punës ditore.
  • Page fikse me mundësi të rritjes.
  • Mbulim i shpenzimeve të trajnimeve mbi fushën që bashkëpunëtori vepron gjatë zhvillimit të karrierës në kompan.
  • Dy deri në tri javët e para, trajnim mbi integrimin efikas në kompani me pagesë.
  • Orari i plotë gjatë ditës është 8 orë pune, ndërsa 40 orë pune gjatë javës.

Si të Aplikoni: Kandidatët e interesuar inkurajohen të dërgojnë aplikimin dhe CV të detajuar në emailin: [email protected]

Presim me kënaqësi të zbulojmë se si aftësitë tuaja përputhen me kërkesat tona dhe mundësinë që ju të bashkoheni me ekipin e klientit tonë.


Përfaqësues/e i/e Shitjeve dhe Këshilltar i Klientit për Panaire dhe Konferenca

ManpowerGroup është një lider global në ofrimin e stafit profesional dhe zgjidhjeve të menaxhimit të burimeve njerëzore, duke krijuar dhe ofruar shërbime që mundësojnë klientët tonë të jenë të suksesshëm në tregun e punës që ndryshon vazhdimisht.

Në emër të klientit tonë, një kompani e njohur në organizimin e Panaireve dhe Konferencave ndërkombëtare dhe vendore, jemi në kërkim të një Përfaqësues/e i/e Shitjeve dhe Këshilltar i/e Klientit për Panaire dhe Konferenca.

Përgjegjësitë:

  • Shitje e hapësirave dhe stendave ekspozuese për pjesëmarrje/ekspozim të klientëve në panaire/konferenca.
  • Të ketë aftësi për negocim të marrëveshjeve deri në përmbyllje,
  • Të përpiloj tekste/email dhe dërgoj materialet e nevojshme tek klienti,
  • Të bashkëpunon ngushtë më kolegët në emër të ofrimit të shërbimit sa më të mirë të klientëve dhe ndarjes së njohurive brenda departamentit,
  • Të bëjë vizita të rregullta ne teren tek klientët ekzistues dhe tek klientët e rinje.
  • Të bëjë vizita në panaire regjionale dhe ndërkombëtare në varësi të nevojave të kompanisë.
  • Të përpilojë raport të punëve.
  • Të mirëmbajë kartelat e klientëve ekzistues në data bazë me saktësi dhe të krijoj kontakte e kartela të reja të klientëve me të dhëna të verifikuara në sistemet e data bazës së kompanisë.

Aftësitë, kërkesat dhe përvoja e kandidatit:

  • Të ketë të përfunduar shkollimin universitar (preferohen studimet bachelor/master në Marketing, Menaxhim, Administrim Biznesi, Patundshmëri apo të ngjashme),
  • Trajnime e certifikime të fushës së shitjes shumë favorizuese,
  • Të paktën 2 vite eksperiencë pune të dëshmuar në sektorin e shitjeve, përvojë e shitjeve aktive të drejtpërdrejta vendimtare dhe dëshmi mbi sukseset në këtë lëmi të domosdoshme.
  • Aftësi të mira komunikuese, bindëse dhe negociuese.
  • Njerëz që janë të specializuar dhe kanë përvojë pune të suksesshme në Outbound – në marrjen e iniciativës në hulumtimin dhe kontaktimin e klientëve. (Nuk kërkojmë njerëz me përvojë pune vetëm në mbështetje të shërbimeve – Inbound)
  • Të bëjë analizë të tregut me klientët që merret duke krijuar listë të pyetjeve apo kërkesave të përsëritura nga klientët përgjatë komunikimit me ta dhe duke ofruar propozime për qasje të mëtutjeshme.
  • Përvojë e dëshmuar në shitje aktive dhe kujdes ndaj klientit se paku dy vite
  • Njohuri të avancuara (niveli B2/B2) në të folur dhe të shkruar gjuhës angleze, të gjuhës shqipe, gjuhëve kroate-serbe shumë e mirëseardhur apo edhe të gjuhës gjermane, njohuria e çdo gjuhe tjetër është favorizuese.
  • Njohuri stabile në ICDL- përdorimin e programeve dhe aplikacioneve bazike kompjuterike.
  • Prezantimi i dy apo tri letër rekomandimeve nga përvojat e fundit

Informata Shtesë:

  • Orari i plotë gjatë ditës është 8 orë pune, ndërsa 40 orë pune gjatë javës.
  • Mundësi e punës në mënyrë të pavarur, pa pasur nevoje te paraqitet çdo dite ne zyre.
  • Pagesa bazë dhe mundësitë tjera shtesë të shpërblimeve dhe bonuset per Përfaqësues/e i/e Shitjeve dhe këshilltarë i klientit

Si të Aplikoni: Kandidatët e interesuar inkurajohen të dërgojnë aplikimin dhe Curriculum Vitae (CV) të detajuar në emailin: [email protected]

Presim me kënaqësi të zbulojmë se si aftësitë tuaja përputhen me kërkesat tona dhe mundësinë që ju të bashkoheni me ekipin e klientit tonë.