www.ofertapune.net Menaxher/e Marketingu, Zyrtar/e Marketingu, Specialist për Social Media, Content Writer | PunaIme

Menaxher/e Marketingu, Zyrtar/e Marketingu, Specialist për Social Media, Content Writer

Kompania

Ciao Berto

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

31-10-2024

Data e perfundimit

30-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

Ciao Berto, kompani lidere në prodhimin e mobiljeve në Kosovë dhe më gjerë, në vazhdën e zgjerimit të aktivitetit afarist, është duke kërkuar kandidat të interesuar për pozitat e hapura të punës;

  • Menaxher/e Marketingu;
  • Zyrtar/e Marketingu;
  • Specialist per Social Media ;
  • Content Writer                                                                                                                 

 Nëse jeni kandidat i interesuar për aftësim në karrier dhe për punë në ambient dinamik të punës, ju ftojmë të aplikoni. 

Lokacioni:                              Salloni Shitës, Prishtinë
Paga dhe benefitet:             Paga mujore, shujta ditore
Data e fundit:                        30.11.2024
Pozitat:                                  Menaxher/e Marketingu, Zyrtar/e Marketingu;
                                                Specialist per social media; Content Writer.
Orari                                       Orar i plotë
Aplikimi                                 Dërgoni CV dhe dokumentet përcjellese në: [email protected]

Përgjegjësitë dhe Detyrat për pozitën Menaxher/e Marketingu:

  1. Të kontribuojë në hartimin e strategjisë së marketingut për kompaninë;
  2. Koordinimi i departamentit dhe delegimi i përgjegjësive tek zyrtarët;
  3. Menaxhimi i web faqes, përditësimi i përmbajtjeve;
  4. Menaxhimi i rrjeteve sociale; 
  5. Krijimi i kampanjave/fushatave;
  6. Ngritja e Brand Awareness;
  7. Zhvillimi dhe menaxhimi i buxhetit të departamentit të marketingut;
  8. Koordinimi i strategjive të marrëdhënjeve me publikun;
  9. Të promovojë shitjet me ndihmën e skemave të përshtatshme të reklamimit dhe promovimit; 
  10. Analizimin e performancës së fushatave reklamuese;
  11. Përcjellja e trendeve në bazë të hulumtimit të tregut, dhe këshillimi i bordit;
  12. Rekrutimi i stafit për departamentin e marketingut;
  13. Detyra të tjera siç mund t’i caktohen nga punëdhënësi. 

Kualifikimet për pozitën Menaxher/e Marketingu :

  • Diplomë univestiteti të fushave relevante;
  • Njohje të mirë të trendeve aktuale të marketingut digjital;
  • Të ketë përvojë pune në fushën e marketingut (+5 vite);
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi.

Përgjegjësitë dhe Detyrat për pozitën Zyrtar/e Marketingu:

  1. Shkrimi i postimeve për rrjetet sociale dhe përmbajtjeve për faqen e internetit;
  2. Asistimi në organizimin dhe zbatimin e fushatave të marketingut:
  3. Pjesëmarrja në organizimin e aktiviteteve dhe ngjarjeve promovuese;
  4. Detyra të tjera sic mund t’i përcaktohen nga mbikëqyresi.

Kualifikimet për pozitën Zyrtar/e Marketingu :

  • Diplomë univestiteti të fushave relevante;
  • Të ketë përvojë pune në fushën e marketingut (+2 vite);
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi.

Përgjegjësitë dhe Detyrat për pozitën Specialist per Social Media;

  1. Hartimi dhe publikimi i postimeve në platformat e mediave sociale;
  2.  Rregullimi dhe monitorimi i llogarive të mediave sociale të kompanisë;
  3. Përgjigjja ndaj komenteve dhe mesazheve nga ndjekësit;
  4. Ndjekja e trendeve të reja në media sociale për të përmirësuar strategjitë;
  5. Detyra të tjera sic mund t’i përcaktohen nga punëdhënësi;

Kualifikimet për pozitën Specialist per Social Media;

  • Diplomë univestiteti të fushave relevante;
  • Të ketë përvojë pune në fushën e mediave sociale (+2 vite);
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Pjesëmarrja në takime me ekipin për të zhvilluar strategji të marketingut.

Përgjegjësitë dhe Detyrat për pozitën Content Writer:

  • Hulumton, rishikon strategjitë krijuese dhe harton dhe zhvillon përmbajtjen e publikimeve të marketingut;
  • Krijon përmbajtje për web dhe rrjete sociale me qëllim të krijimit të reklamave dhe publikimeve të ndryshme;
  • Punon drejtpërdrejt me ekipin e marketingut për të kuptuar rrjedhen e performancës;
  • Vlerëson performancën e përmbajtjes në kombinim me fushatat e marketingut; 
  • Komunikon dhe raporton për krijimin e përmbajtjes dhe rekomandon veprime për të

 siguruar arritjen e qëllimeve të performances.

Kualifikimet për pozitën Content Writer:

  • 1-3 vjet përvojë në shkrimin e përmbajtjes;
  • Aftësia e të menduarit kritik dhe vëmendja ndaj detajeve;
  • Aftësi të shkëlqyera të shkrimi, redaktimi, korrigjimit, gramatikës, drejtshkrimi dhe pikësimit;
  • Përvojë në marketingun online në mediat sociale dhe faqet vendase;
  • Të ketë njohuri të shkelqyer të gjuhës angleze.

Ciao Berto inkurjon të gjithë kandidatët të aplikojnë dhe ju siguron për trajtim të barabart në përzgjedhje. 

Ju lutemi, në pjesën e subjektit, të cekni pozitën për të cilën aplikoni.

Ju falënderojme për aplikimin, dhe ju njoftojmë se vetëm kandidatët, profili i të cilëve ju përshtatet më shumë kerkesave te kompanisë do të ftohen për intervistë. 

   Ciao BERTO