www.ofertapune.net Menaxher/e Marketingu | PunaIme

Menaxher/e Marketingu

Kompania

Ciao Berto

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

28-08-2023

Data e perfundimit

25-02-2024

Lloji i orarit

Full Time

Ciao Berto, kompani lidere në prodhimin e mobiljeve në Kosovë dhe më gjerë, në vazhdën e zgjerimit të aktivitetit afarist, është duke kërkuar kandidat të interesuar për pozitën e hapur të punës Menaxher/e Marketingu, kandidati do kontribuoj në pjesen e Marketingut. Nese jeni kandidat i interesuar për aftësim në karrier dhe për punë në ambient dinamik të punës, ju ftojmë të aplikoni.

Lokacioni: Prishtinë
Paga: E pa përcaktuar  
Data e fundit : 27.09.2023
Pozita : Menaxher/e Marketingu
Tipi i kontratës: Kontratë e rregullt pune
Orari: Orar të plotë                                                                                                                       
Aplikimi Dërgoni CV dhe dokumentet përcjellëse në:  [email protected]

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  1. Të kontribuojë në hartimin e strategjisë së marketingut për kompaninë;
  2. Koordinimi i departamentit dhe delegimi i përgjegjësive tek zyrtarët;
  3. Menaxhimi i web faqes, përditësimi i përmbajtjeve;
  4. Menaxhimi i rrjeteve sociale;
  5. Krijimi i kampanjave/fushatave;
  6. Ngritja e Brand Awareness;
  7. Zhvillimi dhe menaxhimi i buxhetit të departamentit të marketingut;
  8. Koordinimi i strategjive të marrëdhënjeve me publikun;
  9. Të promovojë shitjet me ndihmën e skemave të përshtatshme të reklamimit dhe promovimit;
  10. Analizimin e performancës së fushatave reklamuese;
  11. Përcjellja e trendeve në bazë të hulumtimit të tregut, dhe këshillimi i bordit;
  12. Rekrutimi i stafit për departamentin e marketingut;
  13. Detyra të tjera siç mund t’i caktohen nga punëdhënësi.

Kualifi­kimet:

  • Diplomë univestiteti të fushave relevante;
  • Njohje të mirë të trendeve aktuale të marketingut digjital;
  • Të ketë përvojë pune në fushën e marketingut (+5 vite);
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi.

Ciao Berto inkurjon të gjithë kandidatët të aplikojnë dhe ju siguron për trajtim të barabart në përzgjedhje.

Ju lutemi, në pjesën e subjektit, të cekni pozitën për të cilën aplikoni.

Ju falënderojme për aplikimin, dhe ju njoftojmë se vetëm kandidatët, profili i të cilëve ju përshtatet më shumë kerkesave te kompanisë do të ftohen për intervistë.