Menaxher/e Lokali, Kuzhinier (Chef)
Data e publikimit
13-05-2025
Data e perfundimit
16-06-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
KONKURS PUNE – SOJU Bar Prishtinë
Pas suksesit në Holandë, Belgjikë dhe Gjermani, Soju Bar vjen në Prishtinë!
Po sjellim një koncept të ri në zemër të qytetit – SOJU Bar, vendi ku ushqimi korean takohet me atmosferën urbane dhe moderne. Një përvojë unike gastronomike, e frymëzuar nga baret e Seulit, që kombinon korean fried chicken, birrë dhe soju, muzikë dhe energji të gjallë urbane.
Në prag të hapjes së pikës sonë të parë në Prishtinë, jemi në kërkim të njerëzve energjikë, të përkushtuar dhe me pasion për gastronominë dhe mikpritjen, për t’u bërë pjesë e ekipit tonë.
Nëse do të jesh pjesë e një aventure të re dhe frymëzuese – bashkohu me ne!
Pozita: Menaxher/e Lokali
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi i përditshëm i lokalit
- Organizimi i stafit dhe ndarja e detyrave
- Mbikëqyrja e porosive dhe menaxhimi i furnizimeve
- Kujdesi për klientët dhe rritja e kënaqësisë së tyre
- Zbatimi i standardeve të higjienës dhe cilësisë
- Koordinimi me kuzhinën dhe shërbimin për rrjedhë të qetë të punës
Kualifikimet:
- Përvojë e mëparshme si menaxher/e në gastronomi (së paku 2 vite)
- Aftësi të mira organizative dhe lidershipi
- Njohuri bazike të gjuhës angleze
- Fleksibilitet për të punuar në orare të ndryshme
Pozita: Kuzhinier (Chef)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatitja e ushqimit korean (të mësohet në vend, trajnim i ofruar)
- Sigurimi i cilësisë së ushqimit dhe paraqitjes vizuale
- Zbatimi i standardeve të higjienës dhe sigurisë ushqimore
- Bashkëpunimi me stafin për efikasitet maksimal
Kualifikimet:
- Përvojë pune në kuzhinë (përparësi ata me eksperiencë në ushqime aziatike)
- Gati për të mësuar teknika të reja të gatimit (trajnim profesional ofrohet)
- Pasion për ushqimin dhe kreativitet në prezantim
- Fleksibilitet për punë në orare të ndryshme
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkurruese
- Ambient pune dinamik dhe modern
- Trajnim për ushqim korean dhe menaxhim në Holandë
- Mundësi për avancim në karrierë
Apliko tani!
Dërgo CV-në tënde dhe një letër të shkurtër motivuese përmes butonit “Apliko Këtu” ose në emailin: [email protected]
+38343567555
Afati i fundit për aplikim: 16 Qershor 2025