www.ofertapune.net Menaxher/e i/e Zhvillimit të Biznesit, Menaxher/e i/e Projekteve | PunaIme

Menaxher/e i/e Zhvillimit të Biznesit, Menaxher/e i/e Projekteve

Kompania

CACTTUS Education

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

28-03-2022

Data e perfundimit

31-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Titulli i vendit të punës:       Menaxher/e i/e Zhvillimit të Biznesit

Vendi i punës:                        CACTTUS Education – Prishtinë

Kohëzgjatja:                          24 muaj nga nënshkrimi i kontratës, me mundësi vazhdimi.

Funksioni:

Menaxheri i Zhvillimit të Biznesit do të kontribuojë në rritjen e vlerës së kompanisë. Duke qenë në kërkim dhe shërbim të klientit, ju do të hulumtoni tregun, identifikoni nevojat teknike për zhvillim biznesi, tek klientët potencial dhe ata ekzistues, si dhe të analizoni mundësitë për afarizëm të suksesshëm. Objektivi i juaj do të jetë gjenerimi i projekteve me qëllim të arritjes dhe tejkalimit të objektivave të përcaktuara nga menaxhmenti.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Hulumton nevojat e tregut dhe inicion projekte lidhur me shërbimet e kompanisë;
  • Përpilon strategjinë dhe objektivat për sektorin e Zhvillimit të Biznesit;
  • Propozon dhe implementon projekte/shërbime të reja për segmentin përkatës;
  • Analizon tregun në të cilin vepron ky segment dhe shërbimet që ofrohen nga konkurrenca;
  • Përgatitja dhe prezantimi i propozimeve/ofertave tek klientët, elaborimi i zgjidhjeve të parapëlqyera të cilat i përshtaten më mirë nevojave të klientit;
  • Të vijoj dhe zbatoj propozimet e ofruara tek klientët, të siguroj se shërbimet e ofruara të implementohen me kohë dhe të implementohen në bazë të kontratës;
  • Vlerësimi dhe trajtimi i rreziqeve lidhur me zgjidhjet e ofruara tek klientët;
  • Është përgjegjës për zhvillimin e planeve vjetore të biznesit dhe atyre afatgjatë;
  • Krijon plane vjetore operative që mbështesin drejtimin strategjik të përcaktuar nga Bordi dhe që ndërlidhen me buxhetin operativ vjetor; dorëzon planet vjetore për miratim te Bordit;
  • Në bashkëpunim me departamentet përkatëse, përcjellë trendet aktuale të produkteve dhe të shërbimeve të kompanisë dhe parashikon trendet të cilat mund të kenë ndikim në të ardhmen;
  • Mbledhë dhe analizon informatat të cilat vlerësohen si indikatorë kyç të suksesit për biznesin e kompanisë dhe varësisht nga rezultatet ri-dizajnon dhe/ose ndryshon programet përkatëse;
  • Detyra tjera të caktuara nga Drejtori Ekzekutiv;

Kualifikimet dhe kompetencat e domosdoshme:

  • Diploma universitare. (Diploma pasuniversitare / MBA / konsiderohet avantazh.);
  • Përvojë në menaxhimin e zhvillimit të biznesit;
  • Përvojë në planifikim strategjik, menaxhim të rrezikut dhe menaxhim të ndryshimit;
  • Të flasë dhe të shkruajë në nivel shumë të mirë në gjuhët: shqip dhe anglisht;
  • Njohje dhe përdorim efikas i teknologjisë informatike dhe sistemeve kompjuterike për të plotësuar kërkesat e vendit të punës;
  • Shkathtësi të komunikimit, prezantimit dhe menaxhimit të raporteve me klientët;
  • Përvojë në menaxhim të njerëzve;
  • Shkathtësi ndër-personale të shkëlqyeshme (delegim, punë ekipore, negocim, menaxhim të konfliktit, fleksibilitet, menaxhim të stresit)

Kandidati/ja duhet të ketë:

  • Aftësi të forta organizative dhe vetëmotivuese.
  • Aftësitë vendimmarrëse.
  • Aftësi për punë nën presion të kohës, në projekte dhe aktivitete paralele.
  • Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese, aftësi për të punuar dhe udhëhequr në ekip.
  • Aftësi të shpërndarjes së punës në mënyrë efektive, prioritizim.

CV-të tuaja së bashku me letrën motivuese mund t’i dërgoni në adresën elektronike në [email protected] duke e vendosur në ‘subject line’ emrin e pozitës ‘’ Menaxher i/e Zhvillimit të Biznesit’’.  Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.


Titulli i vendit të punës:    Menaxher/e i/e projekteve

Vendi i punës:                     CACTTUS Education – Prishtinë

Kohëzgjatja:                        24 muaj nga nënshkrimi i kontratës, me mundësi vazhdimi.

Funksioni:

Është person përgjegjës për zhvillimin dhe performancën e të gjitha aktiviteteve te shitjes të produkteve/shërbimeve të caktuara të cilat janë në harmoni me vizionin e kompanisë. Përgjegjës për drejtimin, koordinimin, implementimin, ekzekutimin, kontrollin dhe përfundimin e projekteve në bazë të planifikimit, qëllimit të projektit dhe obligimeve kontraktuale.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Planifikimi, ekzekutimi dhe finalizimi i aktiviteteve të projekteve brenda afateve kohore, buxhetit dhe nivelit të kualitetit të përcaktuar në projekte;
  • Identifkimi i ekspertëve dhe stafit për punë në faza të ndryshme të projekteve;
  • Menaxhimi dhe koordinimi i stafit, kontraktorëve dhe ekspertëve në projekte;
  • Monitorimi dhe menaxhimi financiar i aktiviteteve dhe i projekteve;
  • Përpilimi i raporteve,raportimi dhe prezantimi në baza të rregullta për CEO dhe donatorët e projekteve;
  • Komunikimi i rregullt me gojë dhe me shkrim, me stafin e projekteve dhe menaxhmentin e Cacttus Education
  • Përgaditja dhe aprovimi i materialeve për publikim: raporteve, fletëpalosjeve, boshurave etj., në koordinim me zyrtarët e marketingut;
  • Detyra tjera të caktuara nga Drejtori Ekzekutiv

Kualifikimet dhe kompetencat e domosdoshme:

  • Diploma universitare. (Diploma pasuniversitare / MBA / konsiderohet avantazh.)
  • Përvojë në menaxhimin e projekteve;
  • Përvoja në raportim administrativ dhe financiar;
  • Përvojë në projekte për një apo më shumë nga fushat: trajnim dhe edukim, punësim, ndërmarrësi, inovacion;
  • Të flasë dhe të shkruajë në nivel të avancuar në gjuhët: shqip dhe anglisht;
  • Njohje dhe përdorim efikas i teknologjisë informatike dhe sistemeve kompjuterike për të plotësuar kërkesat e vendit të punës;

Përparësi ka:

  • Përvoja në menaxhimin e projekteve me institucione, donatorë ndërkombëtarë, fonde të BE-së, zyra të huaja përfaqësuese;
  • Përvoja në dizajnimin dhe përpilimin e projekt-propozimeve;
  • Trajnim apo certifikimi formal nga një apo disa nga këto certifikime industriale: PMP, Prince2, CompTIA Project+;
  • Përvoja në komunikim me media dhe me publikun;
  • Njohja në nivel të mirë edhe e gjuhëve tjera lokale apo të huaja;

Kandidati/ja duhet të ketë:

  • Aftësi të forta organizative dhe vetëmotivuese.
  • Aftësi për punë nën presion të kohës, në projekte dhe aktivitete paralele.
  • Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese, aftësi për të punuar dhe udhëhequr në ekip.
  • Aftësi të shpërndarjes së punës në mënyrë efektive, prioritizim.

CV-të tuaja së bashku me letrën motivuese mund t’i dërgoni në adresën elektronike në [email protected] duke e vendosur në ‘subject line’ emrin e pozitës ‘’ Menaxher i/e Projektit’’. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen