Menaxher/e i/e Shitjes, Menaxher/e i/e Marketingut
Data e publikimit
09-01-2025
Data e perfundimit
07-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
Ciao Berto, kompani lidere në prodhimin e mobiljeve në Kosovë dhe më gjerë, në vazhdën e zgjerimit të aktivitetit afarist, është duke kërkuar kandidat të interesuar për këto pozita të hapura të punës:
- Menaxher/e i/e Shitjes
- Menaxher/e Marketingu
Nëse jeni kandidat i interesuar për aftësim në karrier dhe për punë në ambient dinamik të punës, ju ftojmë të aplikoni.
Lokacioni Salloni Shites, Shkabaj, Prishtinë
Paga dhe benefitet Paga mujore, shujta ditore
Data e fundit 07.02.2025
Pozitat Menaxher/e i/e Shitjes, Menaxher/e Marketingu
Orari Orar i plotë
Aplikimi Dërgoni CV dhe dokumentet përcjellese në: [email protected]
Përgjegjësitë dhe Detyrat për pozitën Menaxher/e i/e Shitjes:
- Hartimi i planeve dhe strategjive për zhvillimin e biznesit dhe arritjen e objektivave të shitjeve të kompanisë dhe monitorimi i objektivave të caktuara të shitjeve;
- Menaxhimi i ekipeve të shitjeve, operacioneve dhe burimeve për të siguruar rritje fitimprurëse;
- Përcaktimi i strukturës optimale të forcës së shitjeve dhe menaxhimi i rekrutimeve për të shkallëzuar ekipin sipas kushteve të tregut dhe mundësive;
- Përcaktimi i objektivave individuale të shitjeve për ekipin e shitjeve, monitorimi i performancës dhe rregullimi i strategjive sipas nevojës;
- Mbikëqyrja e aktiviteteve dhe performancës së ekipit të shitjeve;
- Nxitja e ekipit të shitjeve drejt performancës së lartë duke kryer rishikime, vlerësime dhe ofruar feedback konstruktiv;
- Bashkëpunimi ngushtë me ekipin e marketingut për të siguruar gjenerimin e vazhdueshëm të mundësive të shitjes;
- Menaxhimi i raportimeve të detajuara të matjeve dhe KPI-ve të shitjeve, duke rregulluar teknikat dhe strategjitë e shitjes.
- Detyra dhe përgjegjësi tjera në bazë të profesionit.
Kualifikimet për pozitën Menaxher/e i/e Shitjes:
- Diplomë univestiteti në Administrim Biznesi, Marketing, Komunikim ose fusha të tjera të ngjashme;
- Diploma mastër në biznes ose fusha të ngjashme krijon përparësi;
- Certifikata të përshtatshme si Profesionist i Certifikuar i Lidershipit të Shitjeve ose Certifikimi në Menaxhimin Strategjik të Shitjeve gjithashtu krijojnë përparësi;
- Të ketë përvojë pune në fushën e shitjes (+3 vite);
- Njohuri të avancuara në përdorimin e programeve të shitjes;
- Njohja e gjuhës angleze;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi.
Përgjegjësitë dhe Detyrat për pozitën Menaxher/e Marketingu:
- Të kontribuojë në hartimin e strategjisë së marketingut për kompaninë;
- Koordinimi i departamentit dhe delegimi i përgjegjësive tek zyrtarët;
- Menaxhimi i web faqes, përditësimi i përmbajtjeve;
- Menaxhimi i rrjeteve sociale;
- Krijimi i kampanjave/fushatave;
- Ngritja e Brand Awareness;
- Zhvillimi dhe menaxhimi i buxhetit të departamentit të marketingut;
- Koordinimi i strategjive të marrëdhënjeve me publikun;
- Të promovojë shitjet me ndihmën e skemave të përshtatshme të reklamimit dhe promovimit;
- Analizimin e performancës së fushatave reklamuese;
- Përcjellja e trendeve në bazë të hulumtimit të tregut, dhe këshillimi i bordit;
- Rekrutimi i stafit për departamentin e marketingut;
- Detyra dhe përgjegjësi tjera në bazë të profesionit.
Kualifikimet për pozitën Menaxher/e Marketingu :
- Diplomë univestiteti të fushave relevante;
- Njohje të mirë të trendeve aktuale të marketingut digjital;
- Të ketë përvojë pune në fushën e marketingut (+3 vite);
- Njohja e gjuhës angleze;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi.
Aplikimi: Dërgoni CV dhe dokumentet percjellëse përmes butonit “Apliko Këtu” ose në: [email protected]
Ciao Berto inkurjon të gjithë kandidatët të aplikojnë dhe ju siguron për trajtim të barabart në përzgjedhje.
Ju lutemi, në pjesën e subjektit, të cekni pozitën për të cilën aplikoni.
Ju falënderojme për aplikimin, dhe ju njoftojmë se vetëm kandidatët, profili i të cilëve ju përshtatet më shumë kerkesave te kompanisë do të ftohen për intervistë.