www.ofertapune.net Menaxher/e i/e Sektorit të Tekstilit | PunaIme

Menaxher/e i/e Sektorit të Tekstilit

Kompania

Qendra Tregtare LIRiDONI

Lokacioni

Deçan , Pejë

Data e publikimit

07-06-2024

Data e perfundimit

25-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Qendra Tregtare LIRIDONI është qendër tregtare e cila funksionon mbi 15 vite, e përbërë prej Supermarketeve, Tekstilit dhe Restauranteve, me një personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë. Me qëllim të plotësimit të vendit të punës, QT LIRIDONI, më datë 07 qershor 2024, shpallë këtë: 

KONKURS

Për pozitën e punës si në vijim:

 

  • Menaxher/e i/e Sektorit të Tekstilit në QT LIRIDONI – një (1) pozitë.

 

Vendi i Punës: Raushiq, Pejë dhe Deçan;

Klasifikimi: Personel Qëndror

Detyrat kryesore:

  • Zhvillon planin e biznesit dhe strategjinë e shitjes në kuadër të sektorit të tekstilit;
  • Analizon dhe kontrollon prezencën e produkteve në sektor;
  • Është përgjegjës për furnizimin dhe mbarëvajtjen e bashkëpunimit me furnitorët e ndryshëm;
  • Menaxhon dhe monitoron personelin e sektorit të tekstilit;
  • Monitoron performancën javore, mujore e vjetore në përputhje me strategjinë e njësisë dhe sektorit në përgjithsi;
  • Implementon  ndryshet e kërkuara nga Drejtori;
  • Kryen edhe detyra tjera që i ngarkohen nga Udhëheqësi, në përputhje me pozitën e punës.

Kualifikimet dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të përfunduar nivelin universitar në Menaxhment apo të ngjajshme;
  • Të ketë së paku 4 vite përvojë pune në të njëtin profil;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të punës në sektorin e tekstilit; 
  • Të ketë njohuri të programeve kompjuterike dhe përgatitjes së planeve;
  • Të ketë përvojë me menaxhimin e personelit;
  • Të ketë aftësi të mira negocimi dhe komunikimi;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në mënyrë grupore.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Pagesë të orëve shtesë;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës
  • duke plotësuar të dhënat përmes linkur në vijim: https://forms.gle/4Ux2tuUBo368WcoFA
  • duke dërguar CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj në adresën elektronike: [email protected] të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni; ose 
  • mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektet e QT LIRiDONI në Magjistralen Pejë – Deçan, Raushiq,Pejë apo Rr. Dëshmorët e Kombit, Deçan si dhe në Piskotë-Gjakovë. 

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 21 qershor 2024  në ora 16:00. Aplikacionet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.