www.ofertapune.net Menaxher/e i/e Rrjeteve Sociale, Agjent/e i/e Thirrjes (Gjuhë Angleze) | PunaIme

Menaxher/e i/e Rrjeteve Sociale, Agjent/e i/e Thirrjes (Gjuhë Angleze)

Kompania

Prime Tech Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

07-03-2025

Data e perfundimit

06-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

Prime Tech Group po kërkon:

  • Agjent/e i/e Thirrjes (Gjuhë Angleze)
  • Menaxher/e i/e Rrjeteve Sociale

Kompania ka bazën në UAE, Dubai

Përgjegjësitë për Menaxher/e i/e Rrjeteve Sociale:

  • Menaxhimi dhe mirëmbajtja e rrjeteve sociale të kompanisë
  • Menaxhimi dhe bashkëpunimi në kampanjat e marketingut
  • Krijimi dhe planifikimi i përmbajtjes
  • Ndërveprimi me ndjekësit

Profili që kërkojmë:

  • Eksperiencë të mëparshme në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe aftësi të dëshmuar në këtë fushë
  • Aftësi bazë të dizajnimit
  • Njohuri mbi krijimin dhe menaxhimin e kampanjave të marketingut në tregje dhe vende të ndryshme
  • Kreativitet dhe natyrë inovative

Përgjegjësitë për Agjent/e i/e Thirrjes (Gjuhë Angleze):

  • Telefonimi i klientëve të rinj dhe ekzistues për shitjen e produkteve të ndryshme që ofron kompania jonë dhe partnerët tanë
  • Mbështetja ndaj klientëve, krijimi i marrëdhënieve me ta dhe kujdesi ndaj tyre

Profili që kërkojmë:

  • Komunikim i rrjedhshëm në gjuhën angleze në të folur dhe në të shkruar
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit
  • Njohuri e përgjithshme mbi tregjet dhe shërbimet financiare (forex, stocks, crypto etj.)
  • Përparësi kanë personat me eksperiencë në pozita të ngjashme

Ne ofrojmë:

  • Pagë bazë dhe bonuse të vazhdueshme për çdo shitje
  • Mundësi të shkëlqyeshme të rritjes dhe zhvillimit në karrierë në pozita të ndryshme
  • Eksperiencë dhe aftësim profesional në një start-up në një industri dinamike dhe inovative

Apliko tani përmes butonit “Apliko Këtu” dhe bëhu pjesë e Prime Tech Group!

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?