Menaxher/e i/e Relacioneve
Data e publikimit
27-05-2024
Data e perfundimit
20-09-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
Konkurs Pune
Kompania “Oxa Group” për nevojat e kompanisë menaxhuese të qendrave tregtare, “OCM International” hap konkurs për pozitën:
“Menaxher/e i/e Relacioneve”
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Zhvillimi dhe ruajtja e relacioneve afatgjata me klientët ekzistues, dhe partnerët biznesorë. Kjo përfshin komunikim të vazhdueshëm, prezantime, dhe aktivitete të ndryshme.
- Monitorimi i tregut dhe identifikimi i tendencave të reja dhe mundësive të biznesit.
- Mbledhja dhe analiza e feedback-ut nga klientët dhe partnerët për të përmirësuar produktet, shërbimet, dhe përvojën e klientit.
- Mirëmbajtja e relacioneve dhe kontratat me furnitorët e jashtëm.
- Ndërtimi i raporteve me palët kryesore të interesuara, me qëllim kuptimin sa më të mire të nevojave të tyre të biznesit dhe përafrimi i kushteve të kompanisë për të përmbushur këto kërkesa.
Kualifikimet dhe Përvoja:
- Diplomë universitare në fushat relevante.
- Përvojë pune në menaxhimin e relacioneve me klientët, së paku 2 vjet të dëshmuara.
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese në të shkruar dhe në të folur, në gjuhë shqipe dhe angleze në nivel të avancuar.
- Njohja e gjuhës italiane, konsiderohet përparësi.
- Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë.
- Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës, përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë.
Për të aplikuar duhet të dërgoni një CV në adresën elektronike [email protected] duke cekur emrin e pozitës në subjekt, Menaxher/e i/e Relacioneve.
Çdo informatë tjetër që dërgoni si Letër motivuese, referencë, çertifikata të trajnimeve, punime të ndryshme, do të merret parasysh.
Afati fundit për aplikim është data 15/06/2024