www.ofertapune.net Menaxher/e i/e Produktit | PunaIme

Menaxher/e i/e Produktit

Kompania

Ipko

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

13-06-2024

Data e perfundimit

22-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Menaxher/e i/e Produktit

Apliko Tani13 Qershor 2024

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:

Menaxher/e i/e Produktit

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit; 

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Programi i mirëqenies së punonjësve;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Orari fleksibël i punës gjatë javës
  • Mbulim gjithëperfshirës i sigurimit shendetsor
  • Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
  • Përfitimet Mobile

(MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);

  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
  • Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
  • Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.

Çfarë presim nga ju?

  • Menaxhon dhe ekzekuton projekte me vlerë të lartë me ndikim të rëndësishëm në rrjedhën e të ardhurave të kompanisë dhe numrin e përdoruesve.
  • Kryen analiza të thella të tregut dhe krijoni raste biznesi  duke u fokusuar në nevojat e klientëve, për lançimin e produkteve të reja për të arritur objektivat strategjikë të kompanisë.
  • Merr pjesë aktive në dizajnimin e produktit/shërbimit të ri dhe zhvillon portofolin e produktit/shërbimit për klientët rezidencialë dhe të biznesit, duke ndjekur procesin e menaxhimit të ciklit jetësor të produktit dhe strategjitë e hyrjes në treg për segmentet e internetit dhe televizionit dixhital.
  • Zbaton procesin e zhvillimit të produktit (nga fundi në fund) gjatë gjithë ciklit jetësor të projektit dhe produktit.
  • Kryerja e vlerësimeve pas nisjes së projekteve të sapo implementuara dhe rishikimi i portofoleve individuale të produkteve.
  • Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga menaxheri brenda fushës së përgjegjësisë.

Çka të nevojitet për të aplikuar:

  • Diplomë Bachelor ose Master, mundësisht në Administrim Biznesi, Ekonomi, Marketing ose Financë;
  • Minimumi 3 vjet Përvojë në Menaxhim Produkti dhe/ose Menaxhim Projekti;
  • Aftësia për të dalluar dhe kuptuar tendencat e tregut, konkurrencën direkte dheindirekte, grupet e synuara (personat blerës) dhe inovacionet përkatëse teknologjike. 
  • Të kuptuarit e industrisë së telekomit dhe njohuri të shkëlqyera të internetit dhe produkteve të TV dixhitale.
  • Aftësi të forta analitike. 
  • Aftësia për të marrë vendime të shëndosha duke përdorur informacionin e disponueshëm duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme të biznesit në mënyrë profesionale dhe të sjellshme.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në raporte dhe të dhëna.
  • Aftësi për të punuar nën presion.
  • Aftësi për të punuar në grup, veçanërisht me departamentet teknike dhe të shitjeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim (me theks të veçantë në gjuhën angleze).
  • Aftësi në paketën Microsoft Office, duke përfshirë Microsoft Project.

Vendi i punës: Prishtinë, IPKO Zonë Industriale

Data e fundit për aplikim: 23.06.2024.