www.ofertapune.net Menaxher/e i/e Pikave Shitëse | PunaIme

Menaxher/e i/e Pikave Shitëse

Kompania

Premium Bakery

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

04-07-2024

Data e perfundimit

30-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit me prodhimin e varianteve të ndryshme të produkteve të miellit.  

Ne ofrojmë bukë dhe pjekurina të tjera të kualitetit shumë të lartë të cilat janë të certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Me qëllim të zgjerimit të rrjetit të shitjes ne ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitën në vijim: Menaxher/e e pikave shitëse në Prishtinë

Lokacioni: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Përgjegjës për menaxhimin e stafit të dyqanit, ndarjen e detyrave dhe përgjëgjesive mes tyre
  • Trajton me përkushtim dhe gadishmëri cdo kërkesë nga ana e punonjësve dhe konsumatorëve
  • Përgatit vlerësimin periodik për përformancën e punonjësve dhe dërgon raporte tek menaxhmenti
  • Motivon stafin në mënyrë të vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë së punës dhe rritjes së shitjeve
  • Është përgjëgjës për implementimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe eventeve të paracaktuara nga supervizorët
  • Zbaton me përpikmëri detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara

Kualifikimet e kërkuara:

  • Shkollimi universitar në fushën relevante
  • Përvojë e punës në shitje apo menaxhim të paktën 2 vite
  • Njohja e paketës Office
  • Fleksibilitet  në punë ekipore
  • Aftësi komunikuese, iniciative, kreativitet
  • Patentë të vozitjes, kategori B

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: [email protected] ose kontaktoni në numrin: +38349106400

Vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngusht do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 04/07/2024 deri më 30/07/2024.