Menaxher/e i/e Marketingut
Data e publikimit
27-03-2024
Data e perfundimit
09-06-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
“Nimi TV”
K O N K U R S
Pozita: Menaxher/e Marketingu
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Është përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e strategjisë së Marketingut.
- Menaxhon përmbajtjen në platformat e mediave sociale në të gjitha kanalet
- Zhvillon përmbajtjen origjinale të postimeve dhe sugjeron mënyra kreative për të tërhequr më shumë trafik klientësh në rrjetet sociale duke promovuar kompaninë.
- Menaxhon dhe realizon shpërndarjen e materialeve të Marketingut sipas planit të Marketingut.
- Planifikon dhe ekzekuton të gjithë marketingun digjital, përfshirë SEO/SEM, bazën e të dhënave të marketingut, email, mediat sociale dhe kampanjat reklamuese të ekranit.
- Përgatitë raporte mbi performancën e përgjithshme të kampanjave të Marketingut në rrjete sociale.
- Identifikon tendencat dhe teknologjitë më të fundit që ndikojnë në industrinë tonë.
- Bashkëpunon dhe menaxhon me ekipin e brendshëm për promovimin e produkteve në rrjetet sociale.
- Zhvillon dhe monitoron buxhetet e kampanjave.
- Bashkëpunon me Departamentet e tjera në lidhje me fushatat e Marketingut.
- Raporton në baza ditor, javore dhe mujore.
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universiteti (e preferueshme në Fushën e Marketingut);
- Të ketë mbi 3 vite eksperience punë në sektorin Marketing.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Anglezë.
- Të ketë njohuri shumë të mira të Google AdWords, Google Trands.
- Aftësi për të krijuar dhe zhvilluar ide kreative.
- Aftësi të mira për të menaxhuar me koleg/e dhe aftësi për të punuar në grup.
- Aftësi për të krijuar tematika në kalendarin promocional.
- Përcjell përmbajtjen sociale në Facebook, Instagram, Linkedin dhe Youtube.
- Njohuri bazike në teknologji dhe terminologji të industrisë.
- Njohuri për funksionimin e strategjive digjiitale.
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet të i dërgojnë këto dokumente:
- CV-në
- Certifikatat e trajnimeve eventuale;
Aplikimi bëhet përmes butonit “Apliko Këtu” ose përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected]
Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 10.04.2024.