Menaxher/e i/e Marketingut
Data e publikimit
15-03-2024
Data e perfundimit
18-06-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
Kompania Mokne shpk është kompani e re prodhuese e cila aktivitet primar e ka ujin natyral te amballazhuar .
Ne besojmë në njohjen dhe shpërblimin e punonjësve të jashtëzakonshëm, dhe ofrojmë mundësi për rritje dhe avancim brenda kompanisë sonë. Prandaj nëse keni dëshirë për të qenë pjesë e një kompanie inovative, dinamike dhe profesionale, ju inkurajojmë të aplikoni!
Lokacioni : Prishtine
Menaxher/e e Marketingut
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Planifikon, organizon dhe siguron ekzekutimin e te gjitha aktiviteteve te marketingut ne perputhje me strategjine dhe objektivat e biznesit
- Pergadit, prezenton buxhetin vjetor te aktiviteteve dhe siguron implementimin e te gjitha aktiviteteve sipas planit.
- Krijon, menaxhon dhe siguron implementimin e kampanjave relevante te marketingut per te ndertuar dhe zhvilluar brendin.
- Menaxhon permbajtjen dhe kanalet e komunikimit ne mediat e ndryshme ( web faqe, media sociale , mediat tjera etj)
- Krijon, editon dhe sugjeron përmbajtje (“content”) për publikime, shkrime, dizajne, posterë, video, web-faqe dhe media tjera sociale,
- Ben hulumtime te ndryshme te tregut ne lidhje me konkurencen , audiencen dhe tregun specific dhe ofron rekomandime dhe strategji per kampanja te ndryshme.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Kandidatët duhet te posedoje njohuri te thella profesionale dhe aftesi te shkelqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative.
- Preferohet te kete Diplome Universitare ( Marketing, Biznes, Ekonomi), trajnime te tjera relevante jashte shkollore perbejne avantazh
- Të ketë njohuri të shkëlqyera në menaxhimin e mediave sociale, web faqeve (online) me fokus tek marketingu digjital,
- Te kete përvoje paraprake në fushen përkatëse te pakten 2 vite
- Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit si në të folur ashtu edhe në të shkruar në gjuhën Angleze dhe Shqipe
- Shkathtësi të mira ndër-personale dhe aftësi për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie të mira me bashkëpunëtorë dhe partnerë,
- Të posedoj patent shofer
Si të aplikoni:
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose postës elektronike: [email protected]
Afati i Aplikimit:
Afati për aplikime është deri më 01.04.2024. Ju lutemi të keni parasysh se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
Pse të zgjidhni Mokne shpk?
Avancimi i karrierës: Ne vlerësojmë talentin dhe përkushtimin e punonjësve tanë. Punetorët e jashtëzakonshëm do të kenë mundësinë për të avancuar karrierën e tyre brenda kompanisë tonë. Ne ofrojmë një rrugë të qartë dhe të strukturuar për karrierën, duke ju lejuar të arrini nivele të reja në aspektin profesional.
Pagat dhe benefitet: Ne ofrojmë paga dhe benefite të konkurrueshme për të tërhequr, mbajtur dhe zhvilluar talentët më të mirë.
Zhvillimi profesional: Ne besojmë në mësimin e vazhdueshëm dhe rritjen personale duke ofruar programe trajnimi dhe seminare për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tuaja.
Ambienti inovativ i punës: Bashkohuni me një ekip profesionistësh të pasionuar pas kulturës bashkëpunuese. Inkurajojmë kreativitetin, iniciativën dhe ndarjen e ideve për të ndihmuar suksesin e kompanisë sonë.