www.ofertapune.net Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore (Maqedoni) | PunaIme

Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore (Maqedoni)

Kompania

KFC Kosova

Lokacioni

Jashtë Vendit

Data e publikimit

02-05-2024

Data e perfundimit

19-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Burime Njerëzore

MENAXHER/E I/E BURIMEVE NJERËZORE 

NË KFC MAQEDONIA E VERIUT  

Rreth KFC 

Të gjithë ne e duam pulën, mirëpo ajo çka na dallon ne nga të tjerët janë njerëzit tanë me ide të shkëlqyeshme të cilët fshihen pas suksesit të KFC.

Ne besojmë se përkushtimi ndaj punës krijon ndryshimin dhe se puna e shkëlqyeshme duhet gjithmonë të festohet. Jemi shumë energjikë dhe të pasionuar për atë që bëjmë!

Kështu, jemi në kërkim të kandidatëve të kualifikuar që ndajnë vizionin, vlerat dhe përkushtimin ndaj njerëzve tanë dhe ndaj shërbimit superior për klientët. 

Lokacioni: Shkup, Maqedoni e Veriut

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

Si Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore do të raportoni te Drejtori Menaxhues dhe do të keni rol kyç në zhvillimin e kompanisë.

Fushat kryesore të përgjegjësisë:

  1. Menaxhim Strategjik (30%)
  • Përgjegjës/e për planifikim strategjik të fuqisë punëtore dhe zhvillim të stafit të organizatës për të arritur objektivat e biznesit në përputhje me strategjinë e biznesit;
  • Përgjegjës/e për krijimin e sistemit të kompensimit, të shpërblimit dhe strategjisë së incentivave në mënyrë që të informoj, ruaj dhe angazhoj talente në të gjitha nivelet e kompanisë;
  • Rishikon strategjitë e Burimeve Njerëzore në të gjitha tregjet ku operon kompania, duke mbajtur takime virtuale javore / mujore për t’u siguruar që strategjia e vendosur është duke u ndjekur dhe janë duke u arritur rezultatet e dëshiruara
  1. Rekrutim dhe tërheqje të talentëve (20%)
  • Përgjegjës/e për hartimin, implementimin dhe monitorimin e strategjisë së rekrutimit për restorantet dhe zyrën qendrore, bazuar në nevojat e rritjes së biznesit;
  • Përcakton përgjegjësitë e menaxherëve të restoranteve në bashkëpunim me Drejtorin Menaxhues;
  • Udhëheq sistemin për tërheqje dhe mbajtje të talentëve për restoranet dhe zyrën qendrore, dhe vendos njerëzit e duhur në vendin e duhur në mënyrë që të forcojë ekipin dhe ndërtojë brendin;
  • Përgjegjës/e për imazhin e Brendit të Punëdhënësit (në bashkëpunim me Marketingun) & Sistemin e benefiteve përkrahë aftësive (në bashkëpunim me Drejtorin Menaxhues, Operacionet dhe Marketingun) dhe komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm
  1. Zhvillim (20%)
  • Përgjegjës/e për përmbajtjen e sistemit online të trajnimit – në bashkëpunim me Operacionet;
  • Analizon dhe identifikon nevojat për zhvillimin e menaxherëve të restoraneve dhe zyrës qendrore;
  • Udhëheq procesin e aftësimit të stafit përmes trajnimeve efektive dhe mbështetjes për zhvillim;
  • Mbështet aftësitë e buta dhe kurrikulën e zhvillimit të udhëheqjes për menaxherët [kultura, informata kthyese (feedback), mirënjohje] duke siguruar që të gjithë menaxherët përfshijnë kulturën në rutinat e tyre të suksesit;
  • Sigurohet që të gjithë punonjësit e restorantit janë duke operuar në përputhje me trajnimet dhe standardet e brendit
  1. Implementim dhe Vleresim (20%)
  • Përkrahja e kulturës duke përfshirë parimet e saj në rutinat e suksesit, Ciklin e aftësive të njerëzve, aftësitë e vlerësimit të punës, dhe rregullimin e procesit të rekrutimit;
  • Vendos dhe/ose zbaton plane efektive të angazhimit për të siguruar ndërgjegjësim, përdorim dhe përfshirje afatgjatë të iniciativave kryesore strategjike të Burimeve Njerëzore;
  • Udhëheq kulturën e mirënjohjes, kulturën e mësimit dhe motivimit për të bërë ndryshime (coaching)
  1. Të tjera (10%)
  • Menaxhon procesin e rishikimit të planit të Burimeve Njerëzore për rajon;
  • Menaxhon dhe minimizon situata të ndryshme në ambientin e punës;
  • Raporton treguesit kyç të performancës së Burimeve Njerëzore

Kë po kërkojmë?

Ju do të jeni lider/e me mundësinë për t’u rritur brenda kompanisë dhe duke qenë i/e tillë duhet të keni vullnet për të mbështetur vazhdimisht njerëzit me të cilët punoni duke i udhëhequr ata me zemër drejt vizionit të kompanisë.

Kjo pozitë gjithashtu kërkon:

  • Diplomë Bachelor ose Master në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Menaxhmentit, Biznesit ose në drejtime të ngjashme
  • Të paktën 2 vite përvojë pune në pozitë menaxheriale, Burime Njerëzore ose që ndërlidhet me pozitën në fjalë
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe vendim-marrëse
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe të shkruar
  • Aftësi të shkëlqyera empatike dhe ndërpersonale
  • Aftësi të mira analitike, për të vepruar me integritet, profesionalizëm dhe konfidencialitet
  • Njohuri të mira të ligjeve dhe rregulloreve që lidhen me fushën e Burimeve Njerëzore
  • Njohuri pune me programet bazë kompjuterike, të tilla si aplikacionet MS Office dhe softuere
  • Njerëz me ide mahnitëse që ju pëlqen të buzëqeshin

Çfarë mund t’ju ofrojmë ne?

  • Trajnim profesional brenda dhe jashtë vendit
  • Sigurim shëndetësor
  • Shujtë ditore falas në KFC (20% zbritje për çdo blerje tjetër)
  • Ushqim dhe pije falas në zyrë
  • Veturë të kompanisë në dispozicion për të kryer punët dhe detyrat
  • Paisje elektronike (telefon, laptop de të tjera) në dispozicion për të kryer punët dhe detyrat
  • Rrjet të zgjeruar kombëtar dhe ndërkombëtar të karrierës
  • Aktivitete të ndryshme atraktive për evente të ndryshme

Si të aplikoni?

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj, një deklaratë personale dhe dokumente të tjera relevante në [email protected] deri më 19/05/2024. Ju lutemi që titulli I email-it të jetë “Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore”.