www.ofertapune.net Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore | PunaIme

Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore

Kompania

Migros Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

24-10-2024

Data e perfundimit

20-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Burime Njerëzore

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator.

Migros Group shpall konkurs:

MENAXHER/E I/E BURIMEVE NJERËZORE

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillon dhe implementon strategjitë dhe iniciativat e Burimeve Njerëzore në përputhje me strategjinë e përgjithshme të biznesit,
  • Harton, drejton dhe ndjek planin e rekrutimit,
  • Zhvillon dhe monitoron strategji, sisteme, taktika dhe procedura të përgjithshme të Burimeve Njerëzore në të gjithë kompaninë,
  • Përkujdeset që i gjithë dokumentacioni i lëshuar nga zyra e Burimeve Njerëzore është në përpuhtje me ligjet aktuale në fuqi,
  • Bënë përpilimin e kontratave të punës dhe të gjitha dokumentacionet ligjore që rrjedhin nga kontrata e punës,
  • Bën pregaditjën e listës së pagave,
  • Bënë mirëmbajtjën e dosjeve personale të të gjithë punonjësve, etj.

Kushtet e përgjithshme:

  • Përvojë pune së paku një (1) vjet në pozitë të ngjashme;
  • Shkollimi i lartë professional;
  • Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, Internet, etj.);
  • Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe bashkëpunimi;
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup;

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën:

[email protected]

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur deri me date 20.11.2024.