www.ofertapune.net Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore (Shqipëri) | PunaIme

Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore (Shqipëri)

Kompania

Devolli Group

Lokacioni

Jashtë Vendit

Data e publikimit

30-04-2024

Data e perfundimit

21-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Si rezultat i zgjerimit të punës sonë ne po kërkojmë persona të kualifikuar të cilët do të na bashkohen për të ndihmuar në zhvillimin e tregjeve të reja

Pozita: Menaxher/e i/e Departamentit Të Burimeve Njerëzore (Shqipëri)

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Përgaditja e konkursve dhe rekrutimi i stafit te ri;
  • Menaxhimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve të mirë më kolegë dhe drejtuesit e kompanisë;
  • Krijimi dhe zbatimi i politikave të kompanisë;
  • Menaxhon punonjësit e kompanisë që të zbatojnë rregulloren e kompanisë, duke i informuar për të drejtat dhe detyrimet që kanë;
  • Përgjegjës për motivimin dhe organizimin e trajnimeve të punëtorëve;
  • Bënë përmbledhje e të dhënave për përpilimin e raporteve vjetore dhe sistemit të vlerësimit të performancës;
  • Bënë përpilimin e rekomandimeve dhe dokumenteve përcjellëse;
  • Përpilimi i pagave, monitorimi i ndryshimeve në paga dhe në numër të të punësuarve;
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet tjera të kompanisë për çështjet e menaxhimit të stafit me qëllim ruajtjen dhe krijimin e një mjedisi pune zhvillues dhe dinamik;
  • Menaxhon ankesat, parregullsitë dhe nevojat e personelit;
  • Menaxhon largimin e personelit, përpilimi i dokumenteve të nevojshme;
  • Kryen edhe detyra tjera sipas natyrës dhe nevojave të kompanisë;

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare – master, preferohet fakulteti juridik apo Burime Njerëzore;
  • Të ketë së paku 3 vite përvojë punë në Menaxhim të Burimeve Njerëzore;
  • Të ketë eksperiencë në shkrimin dhe hartimin e procedurave;
  • Të ketë aftesi të mira të punuarit në grup;
  • Të jetë njohës/e e gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri të mira të MS Office;
  • Të jetë i/e motivuar dhe i/e përkushtuar;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyera organizative, menaxheriale, planifikuese, këshilluese dhe komunikative;
  • Të ketë shkathtësi të menaxhimit të punës në presion;
  • Të ketë aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit;

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në Butonin “APLIKO”

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?