www.ofertapune.net Menaxher/e, Financier/e | PunaIme

Menaxher/e, Financier/e

Kompania

Envinion

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

09-10-2024

Data e perfundimit

19-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Konkurs për Pozitën: Menaxhim dhe Financa

Pozita: Menaxhim dhe Financa
Lokacioni: Prishtinë
Afati i Aplikimit: 25 Tetor 2024

Përshkrimi i Pozitës:

Envinion është kompani e dizajnit në Prishtinë. Për ti zhvilluar projektet tona, jemi në kërkim të një individi të motivuar dhe të përgjegjshëm për të marrë përsipër rolin “Menaxhim dhe Financa”. Kandidati ideal duhet të jetë i aftë në përgatitjen dhe analizimin faturave, ofertave dhe raporteve financiare, menaxhimin proceseve dhe  burimeve të kompanisë dhe të sigurojë që të gjitha aktivitetet financiare të kryhen me përpikëri dhe saktësi.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Menaxhimi i faturave dhe pagesave të ndryshme.
  • Përgatitja e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore.
  • Monitorimi dhe analizimi i transaksioneve financiare.
  • Asistimi në planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit.
  • Mbajtja e kontakteve me klientët dhe furnitorët për çështje financiare.
  • Kryerja e detyrave administrative dhe menaxheriale sipas kërkesës.

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Diplomë Universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi, ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë e mëparshme në një rol të ngjashëm është e preferuar.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Çfarë Ne Ofrijmë:

  • Ambient pune dinamik dhe mbështetës.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
  • Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi për të mësuar aftësi të reja.

Si të Aplikoni:

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi në adresën e email-it [email protected] deri më 24 Tetor 2024.

Aplikimet e më hershme do të kenë përparësi.

Ju lutem, sigurohuni që të përfshini referenca relevante dhe të theksoni përvojën tuaj në fushën financiare dhe menaxheriale.

Ne mirëpresim aplikime nga të gjithë individët e kualifikuar, pavarësisht nga gjinia, mosha, raca, apo aftësia e kufizuar. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.