Menaxher/e Dyqani, Asistent/e Menaxher/e i/e Dyqanit (2), Arkatar/e (4), Përgjegjëse Sektori (10), Menaxher i Depos, Depoist (2) (Galeria Shopping Mall)
Data e publikimit
25-03-2025
Data e perfundimit
14-04-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
GiFi 3 po vjen!
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të dyqanit të parë dhe të dytë, jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin për hapjen e dyqanit tonë të tretë të GiFi-t në Kosovë.
Hapja e Dyqanit të 3-të nga brendi i njohur francez GiFi vjen së shpejti në Prizren në Galeria Shoping MALL
Kompania GiFi është rrjeti më i madh i dyqaneve me produkte të standardit europian që operon në Kosovë nga nëntori i vitit të kaluar.
GiFi është një zinxhir francez me mbi 600 dyqane, kryesisht në Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali dhe në Afrikë. GiFi është sinonim i eksperiencës së jashtëzakonshme të blerjeve që ofron një gamë të pasur produktesh me çmime të arsyeshme. GiFi ju ofron gamë të pasur produktesh përfshirë artikuj shtëpiakë, mobilje, lodra për fëmijë, produkte për kafshë, dekorime dhe shumë artikuj të tjerë.
Prandaj, avanconi karrierën Tuaj në Botën e Retail-it duke aplikuar në pozitat e mëposhtme:
- Menaxher/e Dyqani (1 pozitë)
- Asistent/e Menaxher/e Dyqani (2 pozita)
- Arkatar/e (4 pozita)
- Përgjegjëse Sektori (10 pozita)
- Menaxher i depos (1 pozitë)
- Depoist (2 pozita)
LOKACIONI: PRIZREN
Përgjegjësitë (Menaxher/e & Asistent/e Menaxher/e):
- Koordinon dhe menaxhon mbarëvajtjen e të gjitha proceseve operacionale në dyqan;
- Planifikon furnizimet dhe plotëson hapsirën e disponueshme bazuar në nevojat e shitjes ditore;
- Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i shërbimeve;
- Në bashkëpunim me stafin organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë;
- Mobilizon ekipet për të zbatuar bazat e shitjes: organizimi i rafteve, marrëdhëniet me klientët etj.
- Sigurohet për mbarevajtjen e të gjitha aspekteve të sektorëve të përcaktuar, duke përfshirë furnizimin, çmimet, pozicionet, radhitjen e produkteve, pastërtinë, shërbimin ndaj klientëve dhe monitorimin e stoqeve;
- Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe të azhuruara;
- Trajnimi dhe zhvillimi i punjonësve të rinj të ekipit tuaj;
- Bën vlersimin e punonjësve në baza te rregullta dhe raportimi përkatës, duke identifikuar të arriturat dhe sfidat për të përmirësuar performancën.
- Ruan stabilitetin dhe reputacionin e dyqanit duke respektuar kërkesat ligjore;
- Kontribuon në përpjekjet e ekipit duke arritur rezultate të punës dhe performancës;
- Monitoron dhe mirëmban dyqanin.
Kualifikimet (Menaxher/e & Asistent/e Menaxher/e):
- Të ketë të përfunduar shkollimin e lartë;
- Të ketë 2 (dy) vite përvojë pune në pozita menaxheriale në sektorin e shitjes me pakicë;
- Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemeve;
- Njohuri shumë të mira në paketën e MS Office;
- Të ketë patent shoferi (kategoria B).
Përgjegjësitë ( Arkatar/e dhe Përgjegjës/e Sektorit):
- Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i shërbimeve;
- Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
- Në bashkëpunim me menaxher-in/en organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë;
- Raporton vonesat në liferim të mallit dhe defektet e produkteve;
- Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te azhurnuara;
- Bën rregullimi dhe renditjen e produkteve sipas instruksioneve;
- Kryen pagesat dhe lëshimin e fletëgarancioneve.
Kualifikimet (Arkatar/e dhe Përgjegjës/e Sektorit)
- Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
- Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve;
- Fleksibil dhe i/e shpjetë në zgjidhjen e problemeve;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese.
Përgjegjësitë (Menaxher i Depos dhe Depoist):
- Organizim i inventarit të depo-it dhe mbikqyrja e hyrjeve dhe daljeve të mallrave;
- Menaxhimi i stokut dhe sigurimi i një kontrolli të vazhdueshëm të nivelit të stokut;
- Koordinimi i dërgesave të produkteve në mënyrë efikase dhe koordinimi i logjistikës;
- Përgatitja e raporteve të përditshme për nivelin e stokut dhe aktivitetet e depo-it;
- Zbatimi i procedurave të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit në depo.
Kualifikimet (Menaxher i Depos dhe Depoist):
- Të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm dhe/ose te lartë;
- Eksperiencë pune në menaxhimin e depo-ve dhe organizimin e inventarit;
- Njohuri të mira të sistemeve dhe teknologjive të menaxhimit të depo-ve.
- Aftësi të gjuhës angleze në nivel të kënaqshëm (preferohet).
- Të ketë patent shofer (kategoria B);
Informata shtesë:
- Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” apo në: [email protected] duke shënuar në subjekt Pozitën për të cilën aplikoni.
- Afati për aplikim deri me datë: 14.04.2025
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Përjetoni rrugën tuaj të karrierës në një ambient të ri dhe të freskët me Kompaninë GiFi.