Menaxher/e Dyqani (Gjilan)
Data e publikimit
05-02-2024
Data e perfundimit
14-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
Neptun Kosova shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.
Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Menaxheri/e është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.
Pozicioni: Menaxher/e Dyqani
Departmenti: Retail
Vendodhja: Gjilan
Jeni energjikë dhe të apasionuar pas teknologjisë?
Jeni një person me pasion, dashamirësi dhe buzëqeshje?
A ju pëlqen të komunikoni me njerëzit e tjerë?
A ju pëlqen të punoni në një mjedis modern dhe miqësor?
Dëshironi të punoni në një kompani dinamike me mundësi trajnimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm?
Atëherë ju jeni ai / ajo që NEPTUN po kërkon!
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për veprimtarinë operacionale të dyqanit.
- Kontrollon shitjet në mënyrë që të arrihen targetet e caktuara
- Performon aktivitete dhe kontrollon lëvizjet ditore
- Ndihmon në organizim për të rritur efikasitetin brenda ekipit
Kërkesat:
- Diplomë Universitare
- Minimalisht përvojë pune tre vjeçare në menaxhim
- Njohuri të mira të gjuhës angleze
- Shkathtësi të menaxhimit të stresit gjatë punës nën presion
- Shkathtësi ndërpersonale si: i/e orientuar në detaje, i/e vetëmotivuar me aftësi komunikimi të shkëlqyera…
NEPTUN ju ofron:
- Trajnim të vazhdueshëm
- Pagë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performances si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
- Ambient të shkëlqyer pune në dyqane moderne
- Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre në e-mail në adresën tonë elektronike [email protected] ose duke plotesuar formen e aplikimit online ne linkun si vijon:
https://www.neptun-ks.com/job-advertisement-details.nspx?advertisement=1095
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”