www.ofertapune.net Menaxher/e | PunaIme

Menaxher/e

Kompania

GiFi

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

11-01-2024

Data e perfundimit

07-02-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Kompania GiFi është rrjeti më i madhë i dyqaneve me produkte të standardit europian që tashmë është hapur Kosovë. GiFi është një zinxhir francez me mbi 600 dyqane, kryesisht në Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali dhe në Afrikë. Gifi  ka një gamë te gjerë produktesh me pakicë siq janë: lodra për fëmijë, produkte shtepiake për kuzhinë, banjo, kopsht, mobilje, dekorime, , produkte për kujdesin në shtëpi, aksesorë për kafshët shtëpiake dhe shumë artikuj të tjerë.

   Avanconi karrierën Tuaj në Botën e Retail-it duke aplikuar në pozitat e mëposhtme: 

  • Menaxher/e (1 pozitë)

 LOKACIONI: PRISHTINA MALL

        Përgjegjësitë ( Menaxher/e):

  • Koordinon dhe menaxhon mbarëvajtjen e të gjitha proceseve operacionale në dyqan.
  • Planifikon furnizimet dhe plotëson hapsirën e disponueshme bazuar në nevojat e shitjes ditor
  • Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i shërbimeve;
  • Në bashkëpunim me stafin organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë;
  • Mobilizon ekipet për të zbatuar bazat e shitjes: organizimi i rafteve, marrëdhëniet me klientët etj.
  • Sigurohet për mbarevajtjen e të gjitha aspekteve të sektorëve të përcaktuar, duke përfshirë furnizimin, çmimet, pozicionet, palimet, pastërtinë, shërbimin ndaj klientëve dhe monitorimin e stoqeve.
  • Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe të azhurnuara;
  • Trajnimi dhe zhvillimi i punjonësve të rinj të ekipit tuaj;
  • Bën vlersimin e punonjësve në baza te rregullta dhe raportimi përkatës, duke identifikuar të arriturat dhe sfidat për të përmirësuar performancën.
  • Ruan stabilitetin dhe reputacionin e dyqanit duke respektuar kërkesat ligjore;
  • Kontribuon në përpjekjet e ekipit duke arritur rezultate të punës dhe performancës;
  • Monitoron dhe mirëmban dyqanin;

Kualifikimet ( Menaxher/e):

  • Të ketë të përfunduar shkollimin e lartë;
  • Të ketë 2 (dy) vite përvojë pune në pozita menaxheriale në sektorin e shitjes me pakicë;
  • Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemeve;
  • Njohuri shumë të mira në paketën e MS Office;
  • Të ketë patent shoferi (kategoria B);

Informata shtesë:

  • Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected] duke shënuar në subjekt Pozitën për të cilën aplikoni.
  • Afati për aplikim deri me datë: 10.02.2024
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Përjetoni rrugën tuaj të karrierës në një ambient të ri dhe të freskët me Kompaninë GiFi. Bëhuni pjesë e një ekipi të pasionuar dhe shijoni sfidat dhe arritjet në botën e shkëlqyeshme të shitjes me pakicë!