Menaxher Dege me Portfolio (Kamenicë)
Data e publikimit
06-05-2025
Data e perfundimit
18-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
KONKURS
MENAXHER DEGE ME PORTFOLIO – DEGA KAMENICË
PËRGJEGJËSITË:
- Të drejtoj të gjitha aspektet operacionale të degës duke përfshirë shitjen dhe shërbimin ndaj klientit.
- Të udhëheqë, suportoj dhe mbikqyrë punonjësit e degës në planifikimin dhe arritjen objektivave sasiore dhe cilësore dhe përmbushjen e Planit te Biznesit në tërësi.
- Të udhëheqë përgatitjet për operim, të udhëheqë planet e zhvillimit institucional dhe financiar dhe financat e zyrës së degës brenda metodologjisë së themeluar nga FINCA dhe të paraqes planet në zyrën kryesore për shqyrtimin e tyre.
- Të zhvillojë kapacitetin në degë dhe aftësinë e personelit për të marrë përsipër rolet kyçe për performancën sa më të mirë të degës.
- Të ndërmerr veprime monitoruese në zyrën e degës për matjen e progresit në zbatimin e programit duke mbajtur kontrollin menaxherial në zonën ku operon, zhvillimin e planeve financiare dhe institucionale.
- Të vlerësoj kushtet e tregut vendor dhe identifikon mundësitë aktuale dhe të ardhshme të zhvillimit të biznesit.
- Fokusi është tek mirëmbajtja e klientëve përmes gjenerimit dhe ofrimit te shërbimeve financiare tek klientët ekzistues dhe poashtu edhe ofrimit te produkteve tek klientët e rinj potencial ne biznes për portfolion vetanake dhe për te gjitha produktet dhe segmentet ne kuadër te degës.
- Të vlerësojë performancën e stafit në raportet e tij/saj dhe të verifikojë që personeli mbikëqyrës gjithashtu bënë vlerësimin e stafit të tyre në kohë sipas procedurave të përcaktuara.
AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET:
- Diplomë Universitare në Ekonomi ose në një fushë të ngjashme.
- Përvojë paraprake së paku 2 vjeçare në pozita menaxheriale në institucione financiare.
- Aftësi të shkëlqyera organizative.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Aftësitë drejtuese dhe menaxhuese, si dhe fokusim tek klientët dhe rezultatet.
- Njohuri të shkëlqyera të tregut vendor.
- Posedimi i patent shoferit.
Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org
Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 18.05.2025.
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 13 institucioneve mikrofinanciare dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u mundëson individëve dhe komuniteteve me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre.
Me aplikimin e juaj, ju e autorizoni FINCA Kosovë që të mbledh, verifikojë dhe të përpunojë të dhënat personale për qëllime të punësimit të mundshëm në FINCA Kosovë.