Mbikqyrës/e për Merchendaiser (2)
Data e publikimit
31-01-2022
Data e perfundimit
30-10-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Merchandising
Albi Commerce, pjesë e Albi Group me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë.
Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, Albi Commerce kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:
Mbikqyrës/e për Merchendaiser (2 vende pune)
Vendi i punës: Prishtinë
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Mbikëqyrë punën e stafit të merqendajzingut dhe është përgjegjës/e për punën e tyre,
- Bënë mbajtjen e evidencës së saktë dhe bënë renditjen e mallit në vendet ekspozuese nëpër pikat e shitjes (Dyqane dhe markete),
- Mbikëqyrë dhe kujdeset për sektorin e caktuar sipas detyrës së dhënë nga menaxheri i marketingut,
- Kujdeset për një sjellje të mirë me konsumatorë, mirëpritjen dhe përcjelljen e tyre,
- Kryen punë të tjera në bazë të urdhrit të menaxherit dhe drejtorit të përgjithshëm, kurse për punën e vet është përgjegjëse dhe i raporton Menaxherit dhe Drejtorit të Shoqërisë.
Kualifikimet:
- Shkollimi në lëmi relevante është i preferuar
- Përvojë paraprake të ngjajshme,
- Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme,
- Patentë shofer.
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: [email protected].
Konkursi është i hapur deri më 28.02.2022.
Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.