Master i Atraksioneve
Data e publikimit
12-03-2024
Data e perfundimit
28-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Shërbime Publike, Qeveritare
HyperActive është qendra më e madhe e argëtimit familjar në Kosovë dhe rajon. Të vendosur në zemër të Prishtina Mall, ne ofrojmë lojëra argëtuese të jashtëzakonshme për të gjitha grupmoshat. Qëllimi ynë është të ndryshojmë mënyrën e argëtimit duke i ofruar atraksionet e teknologjisë së fundit që vijnë për herë të parë në vendin tonë.
Përveç atraksioneve, brenda HyperActive ka edhe vende ku shërbehen pije dhe ushqim (Sports Bar, Café, Këndi i fëmijëve, Candy shop) dhe për këtë arsye po kërkojmë pozitat si më poshtë:
- Master i Atraksioneve
Çka ofrojmë ne:
- Mjedis pune pozitiv dhe shumë atraktiv
- Zhvillim profesional të vazhdueshëm
- Pagë konkuruese dhe sigurim shëndetësor
- Shujtë ditore
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikëqyr operacionet e përditshme të atraksioneve, do t’u shpjegoni klientëve rregullat e lojës,
- Ndihmon në planifikimin dhe ekzekutimin e ngjarjeve të veçanta,
- Promovon në mënyrë aktive lojërat dhe shërbimet tona.
Aplikoni në linkun më poshtë nëse:
- Jeni energjik dhe keni dëshirë të punoni në një ambient dinamik
- Ju pëlqen puna në ekip por edhe jeni të gatshëm për vetë-iniciativa
- Keni aftësi të mira komunikuese dhe ju pëlqen të punoni me njerëz.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit “Apliko këtu”.