www.ofertapune.net Master i Atraksioneve | PunaIme

Master i Atraksioneve

Kompania

Hyperactive

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23-09-2024

Data e perfundimit

21-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Pozita: Master I atraksioneve

HyperActive është lider në industrinë e argetimit dhe eshte i përkushtuar për të ofruar përvoja të jashtëzakonshme për klientët tanë. Ne jemi të pasionuar për të krijuar përvoja të paharrueshme dhe për të promovuar një atmosferë argëtuese dhe energjike. Ndërsa vazhdojmë të rritemi, ne kërkojmë individë entuziastë dhe dinamikë për t’u bashkuar me ekipin tonë si Master I atraksioneve

Përmbledhje e Punës:
Ne po kërkojmë një Master I atraksioneve. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për të ndihmuar klientët të kalojnë një eksperiencë të paharrueshme. Ky rol kërkon një nivel të lartë entuziazmi, energjie dhe komunikimi.

Përgjegjesitë:

  • Mbikëqyr operacionet e përditshme të atraksioneve, do t’u shpjegoni klientëve rregullat e lojës.
  • Ndihmon në planifikimin dhe ekzekutimin e ngjarjeve të veçanta.
  • Promovon në mënyrë aktive lojërat dhe shërbimet tona.
  • Krijon një atmosferë mikpritëse dhe tërheqëse për të përmirësuar përvojën e përgjithshme të klientëve                              

Cka ofrojme ne :

  • Pagë konkuruese dhe sigurim shëndetësor. 
  • Mundësi për të punuar në një mjedis argëtues dhe dinamik.
  • Mundësi për rritje dhe zhvillim të karrierës.

Cka presim nga ju:

  • Të jeni energjik dhe keni dëshirë të punoni në një ambient dinamik.
  • Të ju pëlqej puna në ekip, njekohesisht të jeni të gatshëm për vetë-iniciativa
  • Të keni aftësi të mira komunikuese dhe ju pëlqen të punoni me njerëz.
  • Të jetë fleksibil në orarin e punës

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit “Apliko këtu”

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?