www.ofertapune.net Business Development Specialist, Marketing Specialist, Dizajner Grafik | PunaIme

Business Development Specialist, Marketing Specialist, Dizajner Grafik

Kompania

DEKRA Arbeit Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22-05-2025

Data e perfundimit

20-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

DEKRA, në partneritet me KIA, është në kërkim të:

Business Development Specialist

Çfarë do të bësh:

  • Zbulon tregje të reja, krijon strategji kreative dhe sjell ide të reja për të rritur shitjet dhe partneritetet.
  • Forcon lidhjet me klientët ekzistues dhe ndërton ura të reja komunikimi me klientë potencialë.
  • Monitoron trendet dhe lëvizjet e konkurrencës për të formësuar drejtimin strategjik.
  • Punon ngushtë me ekipin e marketingut dhe shitjes për të krijuar fushata dhe oferta të personalizuara.
  • Harton raporte të rregullta për progresin dhe rezultatet.
  • Merr pjesë në evente dhe takime për të fuqizuar rrjetin profesional dhe për të promovuar brandin.
  • Ofron zgjidhje të përshtatura sipas nevojave të klientëve.
  • Jep kontribut në objektivat strategjike dhe planet vjetore të zhvillimit.

Çfarë kërkojmë:

  • Minimum 2 vite eksperiencë në zhvillim biznesi, shitje B2B apo menaxhim klientësh.
  • Aftësi të forta në komunikim, negocim dhe prezantim.
  • Iniciativë personale dhe orientim të qartë drejt rezultateve.
  • Diplomë në ekonomi, menaxhment, marketing ose fusha të ngjashme.
  • Njohuri solide në MS Office dhe mjetet e prezantimit.

Marketing Specialist  (Me mundësi pune remote – fleksibiliteti është pjesë e kulturës sonë!)

Roli yt do të përfshijë:

  • Krijimin dhe ekzekutimin e strategjive të marketingut për promovimin e brendit dhe produkteve.
  • Menaxhimin aktiv të rrjeteve sociale dhe krijimin e përmbajtjes tërheqëse.
  • Organizimin dhe analizimin e fushatave digjitale (Google Ads, Meta Ads etj.).
  • Krijimin e materialeve kreative (tekste, slogane, visuals, email marketing).
  • Koordinimin me dizajnerin grafik dhe ekipin e shitjes për fushata unike.
  • Pjesëmarrjen në evente dhe aktivitete të brendit.
  • Monitorimin e trendeve dhe konkurrencës në treg.
  • Përgatitjen e raporteve mujore për performancën e marketingut.

Kërkesat tona:

  • Minimum 2 vite përvojë pune në fushen e marketingut.
  • Ekspertizë në marketing digjital dhe komunikim online.
  • Aftësi të shkëlqyera kreative, analitike dhe organizative.
  • Përdorimi i platformave për menaxhim fushatash dhe analytics.
  • Diplomë në marketing, komunikim apo fusha të përafërta.

Dizajner Grafik (Me fleksibilitet pune hibride – pjesërisht në zyrë, pjesërisht remote!)

Detyrat kryesore:

  • Krijon materiale vizuale të jashtëzakonshme për fushata marketingu, rrjete sociale, postera dhe katalogë.
  • Zhvillon dhe ruan identitetin vizual të brandit.
  • Përshtat dizajnet për formate dhe kanale të ndryshme.
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipin për ide dhe kampanja kreative.
  • Siguron që çdo dizajn të jetë në linjë me mesazhin dhe imazhin e brendit.
  • Menaxhon arkivin vizual dhe dokumentacionin grafik.

Aftësitë dhe përvoja:

  • Minimum 2 vite përvojë si dizajner grafik.
  • Aftësi të shkëlqyera në Adobe Creative Suite (Photoshop, Illustrator, InDesign).
  • Portfolio që tregon stilin dhe kreativitetin tënd.
  • Aftësi për të punuar me afate dhe në mënyrë të pavarur.
  • Vëmendje në detaje dhe përkushtim ndaj cilësisë.

Na kontakto për të aplikuar ose për më shumë informata tek butoni “Apliko Këtu” ose [email protected] +383 49 976 999 ose +383 854 999

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?