Marketing Specialist, Patronist/e, Metal punues
Data e publikimit
25/07/2020
Data e perfundimit
07-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Kompania FAME Sh.P.K. është në kërkim të njerëzve të ri, entuziastë dhe të motivuar për të punuar me pozitat: Marketing Specialist (1 pozitë), Patronist/e (1 pozitë), Metal punues (1 pozitë)
- I.MARKETING SPECIALIST – 1 pozitë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Në bashkëpunim me Menaxherin e kompanisë, Specialisti i Marketingut angazhohet që të tërheq audiencën e përcaktuar gjatë: hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të strategjive të marketingut në fushën e modës;
- Bën menaxhimin dhe zhvillimin e strategjive për rrjetet sociale në promovimin e kompanisë/brendit/platformës online;
- Bën përgatitjen dhe raportimin e buxheteve për implementimin e fushatave të reklamimit në fushën e modës;
- Realizon imazhin e marketingut;
- Përgatit materialet e marketingut si: broshura, fleta informuese, dosje promocionale dhe të tjera, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet e marketingut;
- Bën përcjelljen e konkurencës në fushën e modës.
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të ketë diplomë universitare në fushën relevante;
- Minimum dy (2) vite përvojë pune në fushën e marketingut ose te modës;
- Aftësi të mira organizative dhe planifikuese;
- Njohuri të shkëlqyera të marketingut;
- Kandidatët duhet të jenë të gatshëm të punojnë jashtë orarit nëse është e nevojshme;
- Të posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikuese, e preferueshme njohja e gjuhës angleze;
- Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
- Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup;
- Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit.
- II.Patronist/e – 1 pozitë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Harton skica te modeleve të specifikuara duke përshtatur ose kopjuar modelet ekzistuese, ose duke hartuar modele të reja;
- Përcakton skicat e letrës në modelet e kartonit dhe prerjen e modeleve në pjesë për të bërë shabllona;
- Krijon shabllone për secilën madhësi duke përdorur skica, instrumente hartimi, kompjuter ose pajisje të tjera përcaktuese;
- Përcakton linjat e shabllonit mbi copa të modelit në mënyren sa më të mirë për të minimizuar humbjet e materialit dhe për të shënuar pëlhuren në përputhje me shabllonin e përcaktuar;
- Vizaton linjat udhëzuese ose shënimet mbi materialet ose pëlhurat duke përdorur shabllone ose referenca të tjera;
- Vizaton detajet mbi pjesët e përshkruara për të treguar se ku do të bashkohen pjesët, si dhe pozicionet e zbukurimeve si: xhepat, vrimat e pullave dhe karakteristikave të tjera, duke përdorur kompjuter ose mjete të tjera të punës.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë shkollim të përafërt ose përvojë të punës për pozitën e kërkuar;
- Të respektojë afatin kohor për finalizimin e punëve;
- Të punojë në ekip;
- Të raportojë për çdo punë të kryer tek mbikqyresi;
- Të jetë organizativ dhe të menaxhoj me sukses punën me presion.
- I obliguar t’i përmbahet rregullave të kompanisë.
III. Metal punues – 1 pozitë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Bën saldimin e metalit;
- Bën ngjyrosjen;
- Bën përgatitjen e metalit (brusitje, pastrim);
- Ndjek procedurat dhe rregullat gjatë punës;
- Përdor pajisjet e punës sipas manualit dhe procedurave të punës;
- Mirëmban pajisjet sipas procedurave dhe nevojave të punës;
- Mirëmban ambientin e punës;
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë shkollim të përafërt ose përvojë të punës për pozitën e kërkuar;
- Të respektojë afatin kohor për finalizimin e punëve;
- Të punojë në ekip;
- Të raportojë për çdo punë të kryer tek mbikqyresi;
- Të jetë organizativ dhe të menaxhoj me sukses punën me presion.
- I obliguar t’i përmbahet rregullave të kompanisë.
Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të konkurrojnë duke dërguar Cv në Kompaninë FAME Sh.P.K. permes e-mail adresës elektronike në: [email protected] Cv mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Kompanisë FAME Sh.P.K. me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni. Kandidatët të cilët i plotësojnë
kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi është i hapur nga data 24 Korrik 2020 më 7 Gusht 2020.