Marketing Menaxher/e
Data e publikimit
30-04-2024
Data e perfundimit
05-09-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
MARKETING MENAXHER/E
Vendi i punës: Prishtinë
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të plotësishme të marketingut për të rritur njohjen e markës dhe për të përmirësuar lidhjet me klientët
- Identifikimi i mundësive dhe tendencave në treg përmes analizave të plota të tregut dhe nxjerrja e rekomandimeve për zhvillimin e produkteve dhe pozicionimin në treg
- Udheheqja dhe koordinimi i të gjitha aktiviteteve të marketingut, përfshirë fushatat e marketingut dixhital, marketingut në media sociale, krijimin e përmbajtjes, eventet dhe PR
- Krijimi i materialeve të marketingut dhe përmbajtjes tërheqëse për kanale të ndryshme për të komunikuar efektivisht me audiencën dhe për të përmbushur mesazhin e markës
- Bashkëpunimi ngushtë me ekipin e shitjeve për të mbështetur iniciativat e marketingut, identifikimin e mundësive të shitjes dhe rritjen e të ardhurave
- Monitorimi dhe analiza e performancës së fushatave të marketingut, duke përfshirë ROI-n, KPI-t dhe normat e konvertimit dhe nxjerrja e rekomandimeve për optimizim
Kualifikimet:
- Studimet e përfunduara në fushën e marketingut, komunikimit, biznesit apo një fushë të ngjashme
- Përvoja pune e paktën 2 vjet në fushën e marketingut, idealisht në një pozicion udhëheqës
- Njohuri të thella në fushën e marketingut dixhital, medias sociale, krijimit të përmbajtjes dhe menaxhimit të eventeve
- Aftësi analitike dhe përvojë në interpretimin e të dhënave për të nxjerrë strategjitë e marketingut dhe për të optimizuar fushatat
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi, si dhe aftësia për të komunikuar ide komplekse në mënyrë të qartë dhe bindëse
- Orientimi drejt ekipit dhe aftësia për të punuar efektivisht në një mjedis dinamik
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër motivuese dhe CV) përmes butonit ‘Apliko Këtu‘ ose në e-mail adresën [email protected] .
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistës
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 19.05.2024