Marketing Executive
Data e publikimit
22-10-2024
Data e perfundimit
25-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
KORPORATA RUGOVE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Qumështorja Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës në Prishtinë. Pozita e hapur është:
MARKETING EXECUTIVE
DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
- Kontribuon në dhënien e ideve në departamentin e marketingut.
- Bën kërkime dhe analizon të dhënat për të identifikuar dhe përcaktuar audiencën.
- Krijimi dhe organizimi i fushatave të Marketingut dhe eventeve.
- Menaxhimi i rrjeteve sociale të Korporatës
- Krijimi dhe menaxhimi i reklamave në rrjetet sociale të Korporatës
- Mbështetje për Drejtorin e Marketingut në krijimin dhe realizimin e eventeve, gjetjen e partnerëve dhe aktiviteteve për eventet.
- Sigurimi i artikulimit të imazhit dhe pozicionimit të dëshiruar të Korporatës Rugove, duke garantuar një komunikim të qëndrueshëm të imazhit dhe pozicionimit në gjithë kompaninë, si dhe komunikimi me të gjitha palët, brenda dhe jashtë saj.
- Koordinimi i interesit të mediave për kompaninë dhe sigurimi i kontakteve të rregullta me mediat e synuara, si dhe përgjigja e duhur ndaj kërkesave nga mediat.
- Koordinimi i paraqitjes së të gjitha materialeve të shtypura dhe elektronike të kompanisë, si fletëpalosje, postera, përdorimi i logos, broshura etj.
- Menaxhimi i përmbajtjes në website
- Ndihma dhe zbatimi i të gjitha urdhrave dhe detyrimeve të tjera të pranuara nga Drejtori i Marketingut.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët dhe mbështetja ndaj tyre.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- Përvoje pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 25 tetor 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.