www.ofertapune.net Market Researchers / Client Relations Specialist | PunaIme

Market Researchers / Client Relations Specialist

Kompania

Infinity

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

12-01-2024

Data e perfundimit

29-02-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Telekomunikim

Pozita: Market Researchers/Client Relations Specialist

Përshkrimi i Punës:

Infinity AD kërkon të punësojë Specialistë të marrëdhënieve me klient

Si specialist i marrëdhënieve me klient, prioriteti juaj kryesor është të kryeni hulumtime të tregut për të gjetur përputhje të mundshme në industrinë B2B që janë të interesuar të eksplorojnë një partneritet biznesi të bazuar në shërbimet e InFinity. Gjithashtu, specialistët e marrëdhënieve me klientët kanë për detyrë mbajtjen apo menaxhimin e raporteve me klientët e interesuar dhe të përfshirë.

Si pjesë e punës, specialistët e marrëdhënieve me klientët do të identifikojnë dhe kontaktojnë kompanitë për të organizuar një takim me menaxherët që të diskutohet mundësia për partneritet dhe bashkëpunim. Ju do të jeni pika e parë e kontaktit me klientët potencial dhe do të kërkoni vazhdimisht mënyra për të përmirësuar përvojat e tyre. 

Përgjegjësitë:

  • Hulumton tregun për industri dhe tema të ndryshme.
  • Eksploron potencialin për partneritet biznesi me kompanitë B2B.
  • Zhvillon dhe menaxhon marrëdhëniet me klientët ekzistues si dhe me klient të rinj.
  • Koordinon thirrjet, takimet dhe komunikimet me klient.
  • Krijon dhe propozon strategji ose metoda të reja të operimit.
  • Trajton një sërë kërkesash dhe pyetjesh për shërbimet e InFinity AD përmes emailit dhe telefonit.
  • Kërkon mundësi të reja me marrëdhëniet ekzistuese të biznesit, si dhe marrëdhëniet e reja.
  • Cakton dhe merr pjesë në takime me klientët e mundshëm.
  • Përdor mjete dhe metoda të ndryshme në kuadër të marketingut dhe shitjeve.
  • Përfaqëson kompaninë gjatë procesit të komunikimit me subjekte.
  • Të punojë ngushtë me klientët dhe shitësit.

Kërkesat:

  • Njohuri e mirë e Gjuhës Angleze – e detyrueshme. 
  • Njohuri e mirë e Gjuhës Shqipe – e detyrueshme.
  • Diplomë universitare në drejtimet e biznesit, ekonomisë, sociologjisë ose fushave të ngjashme – është përparësi. 
  • Përvojë pune në sherbimet ndaj klientëve ose në fusha të ngjashme – është përparësi. 
  • Të jetë në gjendje për të punuar me orar fleksibil.
  • Aftësi analitike të dobishme dhe shumë të mira në komunikim. 
  • Aftësi për të përdorur teknologjinë dhe metodat e fundit të teknologjisë.
  • Aftësi të mira organizimi dhe menaxhimi të kohës. 
  • Aftësi të shkëlqyera për menaxhimin e kohës dhe zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi për futjen e saktë të të dhënave.
  • Njohuri mbi përdorimin e Microsoft Office.
  • Aftësi për të negociuar nëse është e nevojshme.

Përfitimet:

  • Pagë konkurruese dhe tërheqëse bazuar në përvojën dhe aftësitë tuaja.
  • Mundësi për zhvillim të karrierës dhe rritje profesionale në bazë të performancës. 
  • Ambient pune modern dhe frymëzues me kolegë të talentuar dhe të angazhuar.
  • Mundësi për të punuar në projekte të ndryshme. 
  • Marrja e përvojës së punës në një kompani të suksesshme.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkut: https://www.infinity-ad.com/punesohu/