Menaxher Rajonal i Rrjetit të Partnerëve
Data e publikimit
08-10-2024
Data e perfundimit
18-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
Menaxher Rajonal i Rrjetit të Partnerëve
Qëllimi i pozicionit
Zhvillon dhe mirëmban marrëdhenie me palë të treta/partnerë, duke gjeneruar shitje të produkteve financiare të shpejta që mbulojnë nevojat e klientëve të këtyre palëve me synimin rritjen e shitjeve të partnerëve dhe plotësimin e nevojës konsumatore. Luan rol aktiv në ndërtimin e startegjisë së bashkëpunimit me palë të treta/partnerë dhe e marketon atë tek partnerët dhe në publik.
Përgjegjësitë kyce
- Krijon marrëdhënie afatgjata me palë të treta/partnerë, për të fianancuar shitjen e produkteve të tyre dhe rritjen e shitjeve duke promovuar financim të nevojave të klientëve të tyre, nëpërmjet kredive të shpejta dhe të thjeshta.
- Krijimi i relacioneve me Partner duhet rezultuar me shitjen e produkteve të tyre nëpërmes NOAs.
- Arritja e objektivave mujore/vjetore të përcaktuar nga punëdhënësi.
- Ndjek të gjithë komunikimin me Njësinë Ligjore për due diligence të partnerit të ri, si dhe siguron ndjekjen e të gjitha hapave të nevojshme për njoftimin e palëve të tjera, brenda institucionit, për aktivizimin e marrëdhënies me partnerin përkatës
- Regjistron partnerët në sistem, duke siguruar që informacioni të jetë i saktë dhe i plotë, sipas procedures ne fuqi.
- Mban të dhëna të sakta në lidhje me numrin e partnerëve, të dhënat për partnerët, statusin e partnerëve, produktet që ka secili partner, si dhe siguron që këto të dhëna të përditesohen në kohë dhe për cdo përditësim të vendosen në dijeni palët përkatëse.
- Mbledh dokumentacionet mujore sipas procedurave të institucionit për rrjetin e partnerëve dhe siguron që të gjithë kontratat nga partnerët arkivohen si duhen brenda muajit;
- Monitoron dhe siguron në mënyrë efektive ritmin dhe proceset operacionale dhe administrative për partnerët;
- Mban databaza të sakta në lidhje me cdo produkt apo ofertë aktive në rrjetin e Partnereve, së bashku me të afatet kohore përkatëse për secilën nga sa më sipër.
- Mban dhe arkivon sipas procedurave në fuqi të gjitha dosjet për cdo partnerë me të gjithë dokumentacioni përkatës, që nga dokumentat identifikuese të partnerit dhe aktivitetit të tij, marrëveshje të bashkëpunimit, dhe deri tek ofertat që partneri përfiton.
- Sugjeron zhvillimet teknike në platformat e sistemeve të informacionit, procesin operacional që të jetë sa më i thjeshtë për partnerin dhe stafin tonë dhe njofton në rast problematikash.
Kompetencat e profilit/aftesitë përsonale
- Diplomë universitare preferueshëm në Ekonomi ose fusha të tjera të ngjashme;
- Minimum 1 vit eksperiencë në marketing dhe/ose në një pozicion lidhur me shitjet;
- Kreativ, me iniciativë dhe aftësi për të vepruar në mënyrë të pavarur;
- Aftësi të shkëlqyera në ndërtimin e marrëdhënieve me njerëzit dhe komunikim shumë të mirë;
- Fleksibël për të udhëtuar;
- Aftësi të shkëlqyera shkrimi dhe komunikimi në gjuhën angleze;
- Aftësi të mira në përdorimin e programeve të Microsoft Office.
- Leje drejtimi
Ju lutem dërgoni CV-në tuaj në email: [email protected] ose aplikoni përmes butonit më poshtë