www.ofertapune.net Logoped/e | PunaIme

Logoped/e

Kompania

Down Syndrome Kosova

Lokacioni

Prizren

Data e publikimit

11-03-2022

Data e perfundimit

18-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Shëndetësi

Shoqata Down Syndrome Kosova – Qendra e Shërbimeve në Prizren- në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm, shpall konkurs për vend të lirë pune në pozitën e mëposhtme:

Pozita e punës Terapist për gjuhë dhe të folur – logoped/e
Departamenti Programi i Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm
Vendi Shoqata Down Syndrome Kosova – Qendra Prizren
Data e fillimit 01.04.2022
Orari i punës 12:00-16:00

Përshkrim i organizatës

Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me sindromën Down. Misioni i Shoqatës Down Syndrome Kosova është: Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.

Kualifikimet / Përvoja e punës

• Diplomë të studimeve themelore në fushën e Logopedisë
• Master (përparësi)
• Licencë pune
• Të ketë njohuri mbi sindromën Down dhe specifikat e zhvillimit gjuhësor tek fëmijët me sindromë Down
• Të ketë përvojë pune me fëmijë, e dëshiruar me fëmijët me aftësi të kufizuar, fokus fëmijët me sindromë Down
• Të ketë aftësi të mira në punën grupore
• Të ketë aftësi të mira komunikimi
• Njohja e gjuhës angleze / përparësi

Detyrat dhe Përgjegjësitë

• Vlerëson performancën e fëmijëve me sindromë Down në fushën e aftësive gjuhësore;
• Të ofrojë shërbimin e terapisë së gjuhës dhe të folurit për fëmijët me sindromë Down, grupmosha 0-12 vjeç, me profesionalizëm të lartë në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm;
• Ofron dhe aplikon njohuritë për pozitën e caktuar;
• Kryen të gjitha punët në bazë të planit të aktiviteteve në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm;
• Të ndihmojë ekipin duke ofruar mbështetje të përgjithshme për realizimin e aktiviteteve të Shoqatës Down Syndrome Kosova;

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:

• CV të përditësuar
• Letër motivimi
• Subjekti: Aplikim – Logoped/e (Intervenimi i Hershëm) Qendra DSK Prizren – në e-mail adresën: [email protected]

Afati i aplikimit: 11.03.2022 – 21.03.2022, 16:00h

Të përzgjedhurit do të kontaktohen nëpërmjet e-mail dhe do t’i nënshtrohen fazës së I-rë të rekrutimit për të vazhduar më tutje.

Faza e I-rë: testim me shkrim
Faza e II-të: Intervistë pune