www.ofertapune.net Local Key Account Manager | PunaIme

Local Key Account Manager

Kompania

Migros Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

24-10-2024

Data e perfundimit

20-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator.

Migros Group shpall konkurs:

LOCAL KEY ACCOUNT MANAGER

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillon planin e kompanisë në përputhje me strategjitë e brendit;
  • Negocion planin vjetor të biznesit me klientët/rrjetin e marketeve të mesme;
  • Kontrollon dhe mbikqyr produktet e kompanise ne pikat shitese;
  • Zhvillon dhe ruan marrëdhënjet me klientët;
  • Bën planifikimin e zhvillimit mujor/tremujor/vjetor për klientët;
  • Qëndron në koordinim të vazhdushem me ekipën e shitjes;
  • Koordinimi i kontakteve ndërmjet klientit dhe kompanisë;
  • Menaxhon të gjitha aktivitetet në bashkëpunim me departamentet e tjera të kompanisë për zhvillimin/ekzekutimin e planit të zhvillimit.

Kushtet e përgjithshme:

  • Përvojë pune së paku një (1) vjet në pozitë të ngjashme;
  • Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, etj.);
  • Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe bashkëpunimi;
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup;

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën:

[email protected]

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur deri me date 20.11.2024.