Ligjërues në QKT për Mbrojtje Kibernetike
Data e publikimit
22/09/2020
Data e perfundimit
02-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
IT & Dizajn
Në pajtim me Ligjin e Punës Nr.03/L-212, Neni 8 i këtij Ligji, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Mbrojtjes shpall këtë:
KONKURS
- Titulli i vendit të punës: Ligjërues / instruktor në Qendrën Kombëtare Trajnuese për Mbrojtje Kibernetike
- Grada e vendit të punës; A3
- Nr. referencës së vendit të punës; 0560
- Vendi; SHPFSK
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Ligjëron për siguri dhe mbrojtje kibernetike në kuadër të Qendrës Kombëtare Trajnuese për Mbrojtje Kibernetike për të gjitha institucionet e Kosovës në fushën e sigurisë kibernetike.
- Zhvillon programin e Edukimit që do të mbahet në Qendrën Kombëtare Trajnuese me qëllim të zhvillimit dhe ngritjes së njohurive profesionale në fushën e mbrojtjes kibernetike.
- Planifikon dhe koordinon aktivitetet e nevojshme për funksionimin e procesit të trajnimit dhe aftësimit për fushën e mbrojtjes kibernetike
- Përgatitë materialin e nevojshëm mësimor në formë të prezantimeve, videove, ushtrimeve praktike.
- Të bëjë vlerësimin e aftësive dhe nivelin e njohurive të kandidatëve në formë individuale ose ekipore për fushën e mbrojtjes kibernetike.
- Harton dokumentacionin e nevojshëm për Qendrën Trajnues dhe merr masa për ngritjen e vetëdijes së përdoruesve për fushën e sigurisë kibernetike
Proceduarat e konkurrimit;
- Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim.
Shkollimi i kërkuar
- Diplomë Universitare (Inxhinieri elektrike dhe kompjuterike , shkencat matematikore dhe informatikë)
Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen
- Përvojë pune në fushën e menaxhimit të TI-së dhe sigurisë kibernetike.
- Trajnime, kurse për TI, Mbrojtje Kibernetike dhe kurse/trajnime tjera që përkojnë me fushën.
- Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
- Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
- Njohja e gjuhes shqipe apo serbe,
- Punë me presion dhe nën ndikimin e stresit,
- Aftësi ndërpersonale dhe komunikuese,
- Kreativ në ide dhe zgjidhje të problemeve,
- Të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë për kryerjen e detyrave, si dhe detyrave plotësuese në kohë, në mënyrë profesionale dhe brenda afatit të pranueshëm kohor,
- Duhet të veprojë me maturi me njerëz në punë,
- Duhet të jetë i/e motivuar dhe të ketë etikë të lartë pune,
- Të jetë në gjendje të punojë i vetëm dhe në ekip.
- Aftësi të arrijë të drejtoj ngarkesën e punës, punoj nën presion dhe të përmbush detyrat brenda afateve të caktuara.
Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin;
- Procesi i rekrutimit për këtë pozitë është i bazuar në Ligjin e Punës Nr.03/L-212, Neni 8 i këtij Ligji, si dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.
- Kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e parapara, do t’i nënshtrohen shqyrtimit fillestar të aplikacioneve të tyre.
- Kandidatët më të suksesshëm do të përfshihen në listën e shkurtër dhe do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë.
- Kandidatët që kalojnë testin me shkrim, do t’i nënshtrohen testit me gojë (intervistimit).
Kohëzgjatja e emërimit
- Emërimi është me afat të pacaktuar.
Data e mbylljes së konkursit
- Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes.
- Afati i aplikimit është nga data 18.09.2020 deri më 02.10.2020.
- Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.
Paraqitja e kërkesave:
- Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit, Kati I, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.
- Kandidatët duhet t’ia bashkëngjitin aplikacionit kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!
Kërkesa specifike:
- Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.
Ministria e Mbrojtjes ofron mundësi të barabarta të avancimit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet. Kërkesat e pakompletuara dhe të dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit të MM-së, apo në ëeb-faqen e MM-së, E-mail; https://mod.rks-gov.net. Për informata plotësuese mund të kontaktoni në: 038 200 13 508.