www.ofertapune.net Liferues Malli | PunaIme

Liferues Malli

Kompania

Meridian Corporation

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

24-06-2024

Data e perfundimit

22-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Korporata Meridian është njëra ndër ndërmarrjet më të suksesshme në vend dhe njëherësh partner shumë serioz i brendeve më të fuqishme botërore të cilat distribuohen në Kosovë. Përkushtimi maksimal në plotësimin e nevojave dhe kërkesave të tregut janë elementet kyçe mbi të cilat punon Korporata Meridian. Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Korporatës Meridian ju ftojmë të aplikoni për:

VEND TË LIRË PUNE:

Posti: Liferues Malli

Lokacioni: Zyra Qendrore – Prishtinë, Zona Industriale

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Është përgjegjës për transportimin e mallrave te aranzhuara ne baze të kërkesës dhe destinacionit te caktuar.
  • Eshte i obliguar ti permbahet vizitave liferuese te percaktuara.
  • Është i obliguar të siguroj që makinat e kompanisë te drejtohet sipas standardeve dhe rregullave te kompanise dhe komunikacionit.
  • Është i obliguar të asistoj dhe kontrolloj ngarkesen e mallit ne veturen e tij.
  • Eshte pergjegjes per sigurine e pagesave te bleresve ndaj mallit dhe perkujdeset qe mjetet te dorezohen ne kompani ne baze te procedurave ne fuqi.
  • Eshte pergjegjes per kthimin e ambalazhave dhe paletave sipas procedurave.
  • Është përgjegjës të siguroj që informatat ruhen në konfidencialitet.
  • Detyra tjera sipas nevojës te percaktuara nga mbikqyresi i tij/saj.

Kualifikimet Profesionale

  • E preferuar eksperience pune në distribuim për të paktën 1 vit
  • I/e motivuar dhe ambicioz/e
  • Aftësi të punës nën stres dhe afate kohore
  • Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit
  • Patentë shoferi kategorinë “C”

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu” apo përmes adresës elektronike (e-mailit), duke dërguar CV-të elektronike në këtë adresë: [email protected] .

Konkursi qëndron i hapur prej datës 24 Qershor, 2024 deri më 24 Korrik, 2024.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?