Lead Graphic Designer
Data e publikimit
04/11/2020
Data e perfundimit
13-11-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
IT & Dizajn
Ne po rritemi dhe kemi nevojë për njerëz me energji dhe të interesuar që t’i bashkangjiten ekipit tonë.
Përshkrimi i punës:
Ne po kërkojmë një Lead Graphic Designer i cili i posedon njohuritë e mëposhtme:
- Të ketë njohuri në krijim të përmbajtjes, vizuale si dhe tipografisë
- Të ketë vetëiniciativë dhe të jetë gjendje të menaxhoj detyrat dhe përgjegjësitë e ekipit të dizajnit
- Të ketë njohuri në krijim të brendit, marketingut dixhital dhe reklamimit
- Të ketë të zhvilluar mendimin kritik dhe të jetë në gjendje të krijojë koncepte dhe ide të reja
- Të ketë njohuri të shkëlqyera të programeve: Adobe Illustrator, XD, Photoshop
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, bashkëpunuese dhe prezantuese
- Të ketë aftësi udhëheqëse dhe menaxheriale
- Të ketë minimum 5 vite përvojë pune në fushën e dizajnit dhe të ketë minimum 2 vite përvojë pune në menaxhimin e dizajnerëve të rinjë
- Të posedojë portfolio i cili duhet të përmbajë përmbledhje vizuale të projekteve të realizuara nga përvojat e mëhershme
Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:
- Mbikqyrja, udhëzimi dhe menaxhimi i ekipit të dizajnit grafik.
- Pjesëmarrja në takime me klientë për të kuptuar kërkesat specifike të tyre sa i përket pjesës së kreativës
- Dizajnimi i kampanjave dhe përmbajtjes për Rrjetet Sociale,
- Komunikimi i informatave dhe kampanjave të kompanisë tek audienca përmes dizajnit
- Bashkëpunimi me ekipin e marketingut dixhital
- Bashkëpunimi me partnerët tanë të jashtëm,(video,web,media)
- Përcjellja e trendeve botërore rreth botës dixhitale.
Pse duhet të punoni në Hallakate?
- Ne jemi agjensia lidere e Mediave Sociale në Kosovë.
- Mjedisi ynë i punës promovon sigurinë, rritjen dhe arritjen e objektivave të punonjësve tanë
- Ju do të keni mundësi të kontriboni me ide për secilin klientë të kompanisë. Ne bashkarisht do të caktojmë prezencën dhe përmbajtjen online të klientëve tanë
- Klientët e Hallakate i përkasin industrive të ndryshme, andaj ju do të keni mundësinë të krijoni përmbajtje për klientë të cilët i takojnë industrive të ndryshme
- Secili punëtor i Hallakate është lojtar kyç, ku suksesi i secilit është sukses i kompanisë
- Vlerat që na përcjellin ne si Hallakate janë: rritja, kreativiteti, argëtimi dhe ndikimi.
- Paga startuese 900EUR
Nëse besoni se jeni kandidati i duhur për ekipin tonë, dërgoni CV-në dhe portfolion në [email protected]. Konkursi është i hapur deri me datën 13 Nëntor 2020. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.