www.ofertapune.net KYC Intern në Prishtina Region | PunaIme

KYC Intern në Prishtina Region

Kompania

TEB Banka

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

01-04-2025

Data e perfundimit

08-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

Mundësi Praktike

Banka TEB është një ndër bankat me reputacionin më të mirë për sa i përket zhvillimit të punëtorëve të vet në afarizmin bankar duke pasur si bazë zhvillimet dhe edukimet e BNP Paribas në formimin e karrierës dhe trajnimeve të punëtorëve në grupin e vet.

TEB tani po kërkon student në fazën e fundit të studimeve apo të diplomuar për t’u angazhuar si Praktikant për KYC për Degën në Prishtinë.

Përgjegjësi e praktikantit/es është:

  • Të jetë palë kryesore e interesit të procesit të vazhdueshëm të vigjilencës.
  • Të mbaj përgjegjësinë kryesore për monitorimin e aktivitetit të klientit dhe gjenerimin e “UAR-ve (Raportimi i Aktivitetve te Pordorusit ) kur lind ndonjë dyshim lidhur me pastrimin e parave (PP) dhe financimin e terrorizmit (FT).
  • Të përgjigjet ndaj Kërkesave për informim të gjeneruara nga Analist /Hetues TM në përputhje me afatet kohore të përcaktuara.
  • Të ekzekutoj ndërprerjen e marrëdhënies së klientit sipas udhëzimeve të Pajtueshmërisë.
  • Të jetë pikë e kontaktit (PVK) me klientin për çështjet PPP (parandalimi i pastrimit të parave) dhe LFT (luftimi i financimit të terrorizmit).
  • Të kryej verifikimin e duhur të sanksioneve sipas Politikës Globale të Sanksioneve.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të jetë së paku në vitin e fundit të studimeve në administrim biznesi, ekonomi ose ekuivalente.
  • Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike te tij.
  • T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese .
  • Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira.
  • Njohuri të mira të MS Office.
  • Efikas në punë ekipore.
  • Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze.

Linku për aplikim është: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 08.04.2025. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.